Nga Brad Pitt tek Charlize Theron: yjet single të Hollywood-it
Laura DANI – Disa të bukur të Hollivudit, në imagjinatën kolektive, është e pamundur të vendosen në kategorinë e “zemrave të vetmuara”. E në fakt edhe pse ata e deklarohen singëll (dhe mbase të lumtur), çiftëzohen vazhdimisht, në letër (nëpër tabloidë), me partnerë të rinj
Disa yje për fansat dhe gossipin është e pamundur të vendosen në kategorinë e “zemrave të vetmuara”. Edhe pse deklarohen singëll (ndoshta edhe të lumtur), tabloidët bëjnë garë për t’iu atribuar flakë të reja, ndonjëherë të pamundura. Rasti më i dukshëm është ai i Brad Pitt. Që kur u prish me Angelina Jolie, aktori sipas zërave na qenkësh në një marrëdhënie – asnjëherë e provuar – me një varg femrash pak a shumë të famshme: nga Charlize Theron e deri te Margot Robbie, nga guruja shpirtërore Sat Hari Khalsa e deri tek ishi i tij Jennifer Aniston, nga shkencëtarja Neri Oxman tek aktorja Alia Shawkat. Fejesave të fandaksura që i atribuon gossipi aktori i ka vënë vizën me kohë. Aq shumë, sa me to ai u tall edhe nga skena e Globit të Artë 2020: “Kam ardhur vetëm. Doja të sillja edhe nënën time, por nuk munda, sepse thonë se kam marrëdhënie me çdo person që ecën pranë meje. Do të ishte e sikletshme”.
Fati idnetik edhe për Charlize Theron. Aktorja, pasi u nda me Sean Penn në 2015-ën, të paktën zyrtarisht nuk ka patur më lidhje të tjera. Megjithatë, në letër (tnëpër abloidë) jeta sentimentale është shumë e gjallë. Midis shumë flirteve që i atribuohen nuk nuk mund të mos përmendet Brad Pitt: “Ironikisht ishte ish-i saj, Sean Penn, që i ka prezantuar. Dhe që nga ai ka nisur një marrëdhënie mes tyre”, rrëfente gjithë besim një insider në janar 2019. Sigurisht, do të kishte qenë një çift i bukur. Mëkat që historia nuk është konfirmuar kurrë. Apo që aktorja në fakt është akoma e lirë sentimentalisht. Dhe i lumtur: “Preferoj të jem singëll sesa të ndiej pakënaqësi ndaj dikujt që nuk më lejon të jem ajo që jam”.
Por ideja që një grua e bukur, ëndërra erotike e miliona burrave, është prej kohësh e vetme, duket e papranueshme për shumë. Më mirë se çdo tjetër e tregon këtë rasti i Irina Shayk. Supermodelja ruse ende nuk kishte arritur të fshinte lotët prej ndarjes me Bradley Cooper, me të cilin kanë vajzën, Lean e vogël, kur e kishte çiftuar me Scott Eastwood. Më pas, ishte radha e stilistit Riccardo Tisci. Ndërsa zërat e fundit duan që ajo të fejohet me Vito Schnabel, një koleksionist arti i njohur për ish-flirtet e tij ekselente – nga Amber Heard te Heidi Klum duke kaluar tek Demi Moore dhe Elle Macpherson.
Edhe ekzistenca e Bradley Cooper, natyrisht, është e pakonceptueshme pa një grua në krah. E çfarëdo moshe të jetë, s’ka rëndësi. Kështu, në korrik 2019 tabloidët arritën t’i atribuojnë 45-vjeçarit madje edhe një flirt me 70-vjeçaren Anna Wintour, drejtoren e famshëm të Vogue America. Një lodhje e pretenduar që ngjalli ironi në rrjetet sociale, edhe sepse në kohën lajmit që iu dha më shumë kredi ishte një tjetër: bukuroshi Bradley kishte shkuar për të bashkëjetuar me gruan që ia kishte vjedhur Irinës: Lady Gaga. Që atëherë, flakë të panumërta i janë atribuar yllit, përfshirë Bond girl Ana de Armas (e cila nga ana e saj është me Ben Affleck). Në realitet, e vetmja femër në jetën e tij, të paktën për momentin, është Lea e vogël.
Një tjetër “e dashuruar e përdëlluar”, por vetëm për gossipe, është Emma Watson. Në vitin 2015 asaj i atribuohej edhe një flirt me Princin Harry (i mohuar menjëherë). Aktorja është aq e ngopur me të fejuarët, me të cilët e japin tabloidët, saqë ka nxjerrë një nofkë të re për vetveten: “Self partner”, “partnere e vetvetes”. Sepse ajo është “singëll dhe e lumtur”, por ndjen presionin e shoqërisë: “Nëse nuk ke një shtëpi, nëse ke një burrë, nëse nuk ke një fëmijë, dhe jeni 30 vjeç, përreth tele qarkullon një sasi e jashtëzakonshme ankthi”.