GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Nga Enver BYTYÇI – Zhgënjimi e nxjerr nga shinat Edi Ramën!

Nuk shkrova ditën e djeshme! Prita të ftohet pak kryeministri. Se dje ishte në flakamë. Kishte renditë fjalët më të dhunshme në verbin e tij kundër opozitës të adresuara te pjella e vet me emrin SPAK! I trishtueshëm në kulm ishte! Secilit i kumbonin ato fjalë si funeral pas një beteje të humbur rëndë! Donte me çdo kusht “ta mposhtëte armikun” pas humbjes!

Armiku për Edi Ramën është dhe mbetet opozita e Sali Berishës! Tetë vite investoi që DASH ta shpallte non-grata dhe tani e do prapa hekurave. I tha SPAK-ut se “aty i ke dokumentet e DASH”! Por ato dokumente janë versioni i Dalino Ficos në regjinë e Edit. E me ato letra bakalli SPAK-u nuk mund të veprojë! Se janë artikuj gazetash, madje që përsërisin shpifjen e vet me qindra herë! Fakti se je non-grata nuk të bën fajtor!

I gjendur në kurthin e “larjes së leshit” me shpenzimet marramendëse kundër Sali Berishës, tani ka filluar të hajë vetëveten! Si qeni i plagosur që pi gjakun e vet! Kush e ka parë ditën e djeshme, ka kuptuar qartë se Edi Rama është në hall! Dhe halli që ka nuk i ngjan halleve të paraardhësve të tij nga Nano e Meta e deri te Berisha! Ndjehet gjithashtu i përdorur dhe i tradhtuar! Sepse ata që e futën në vallen e kanabizimit dhe trafikut të drogës tani po e shesin! SPAK-u është instrumenti i goditjes fatale! Inceneratorët janë sinjali i parë serioz.

Ndaj Edi Rama është dy fish i zhgënjyer: Se e ndjen që po e tradhëtojnë ata të cilët e nxitën në paligjshmëri dhe se i është ndërprerë ëndërra për t’u bërë një lider global në një organizatë apo pakt politiko-ushtarak ndërkombëtar!

Zhgënjimi e nxjerr nga shinat Edi Ramën!


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More