GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Nga Erl KODRA – Vrasje e paralajmëruar

Ajo që ndodhi me Partinë Demokratike ishte një “vrasje e paralajmëruar”. Është e vështirë të gjenden detaje ose prova se çfarë loje e ndyrë është luajtur pas kuintave, por rezultati i luftës kundër PD është brutal – mafia ia doli ta shkatërrojë opozitën shqiptare – duke e lënë vendin pa opozitë. Me sa duket ky ishte edhe qëllimi – t’i pastrohet rruga Edi Ramës nga forca e vetme politike që i rrezikonte atij pushtetin.

Ka kohë që shoqëria shqiptare ishte zhytur në perversitet – në krim, korrupsion dhe vjedhje – përndryshe në një lloj dekadence morale të pashoqe. Prandaj edhe partitë politike nuk mund të ishin ndryshe, përveçse çerdhe të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Shembulli më perfekt është Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama. Një ditë të bukur ai vendosi të eleminojë plotësisht opozitën, në gërmadhat e së cilës kanë mbetur Sali Berisha dhe Ilir Meta. Të tjerët tashmë janë kufoma mes gërmadhash.

Se çfarë ndodhi përgjatë vitit të fundit të gjithë e dimë, por ajo çfarë nuk kemi dashur ta dimë është se vrasja e opozitës është e barabartë – në mos më e keqe – se sa ardhja e komunistëve shqiptar në pushtet në vitin 1945. Por kësaj here duke ia bërë varrin vetes – me ndihmën e Ilir Metës – një sharlatani delikuent dhe sadist, eksponent i lartë i krimit të organizuar, që ne e kemi edhe President.

Tani e kemi të sigurtë “fitoren”.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More