GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Nga Grida DUMA- Lulzim Basha, po keqpërdor rëndë atë që ke marrë nga demokratët me pa të drejtë

Lulzim Bashës që prej 24 orësh është frikësuar aq shumë sa angazhohet me topa pështyme nga frëngjijtë e betejave “të pahumbura” po i bëj të  qartë  vetëm një pjesë të gjësë:

Lulzim, kepërdorimi që i bën zyrës së shtypit të PD-së ku jam Nën/Kryetare Partie dhe keqpërdorimi që po i bën institucioneve të partisë duke futur njerëz si ishkandidati i i “Librës” që e emërove në Durrës pa më pyetur mua si Drejtuese Politike apo dhe përfaqësuesit e kompanisë së PR-it që i nise për t’i shërbyer vetëm vetes tënde dhe jo kandidatit, janë vetëm një pjesëz e keqpërdorimit të Partisë Demokratike.

T’i kam shkruar këto gjatë fushatës me dyshimin e plotë që me këto veprime gara ishte e “lëshuar”.

Meqë ra fjala dhe ky kandidati i Librës qe e vure shef shtabi dhe i gjithë shtabi të kërkoi për tre jave me rradhë të vije në Durrës dhe të denoncoje aferën  e Portit të Durrësit- e refuzove në mënyrë kategorike!

Po keqpërdor prapë sot rëndë atë që ke marrë nga demokratët me pa të drejtë. Siç po mashtron me kandidatin e Rrogozhinës duke i vënë sikur ka thënë gënjeshtrat që ti prodhon ty ankthi.

Lulzim, nuk është mburrje, po të isha si ti do ta kisha thënë me të madhe që zona ku jam deputete është e vetmja ku Partia Demokratike doli forcë e dytë. Por nuk e them dot as këtë si vlerë se më dhimbsen demokratët, që kudo ku shkoja më thoshin “aman ç’ju lidh me atë”!

 Lulzim pas hirit të betejave të pahumbura nuk lulzojnë dot as shkurret e fitimeve me sakrificat e njerëzve.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More