Nga Hamilton tek NBA, kampionët e sportit bashkë për Australinë në zjarr
Shkretimi i një vendi të tërë nuk ka lënë indiferente as botën e sportit. Këto ditë ka patur shumë mbledhje fondesh dhe donacione. Roger Federer dhe Serena Williams do të jenë në Melbourne të mërkurën, më 15 janar për të zhvilluar një ndeshje bamirësie
Tronditje, habi, indinjatë, ndjeshmëri, dorën në kuletën, çekun, dhurimin. Kampionët e sportit mblidhen bashkë në krah të Australisë. Është një botë që po i del flaka dhe askush nuk mund të jetë indiferent.
As ata që janë të mbuluar me flori. Edhe aty gjendet një dritare të hapur që sheh nga planet. Leëis Hamilton, gjashtë herë kampioni botëror i F1, ka rihedhur në profilet e tij sociale videon e një koala të mbështjellë me flakë që shpëtohet nga një grua me ndihmën e rangersave pyjorë.
Dhe vendosi të dhurojë një çek prej 500,000 dollarësh për të mbështetur ata që janë të përfshirë për shpëtimin e Australisë që dergjet nën flakë. “Më coptohet zemra kur shoh shkatërrimin dhe dëmet që zjarret po u shkaktojnë njerëzve dhe kafshëve në vend”, ka shkruar piloti i Mercedes, që është prej kohësh mjaft i ndjeshëm rreth çështjeve të ambjentit.
Gjatë këtyre ditëve, apelet, donacionet dhe fushatat për mbledhje fondesh nuk kanë munguar. Yjet e kinemasë, nga Russell Croëe deri te Nicole Kidman, po bëjnë pjesën e tyre dhe tani edhe kampionët e sportit po marrin pjesë në fushatën mbështetëse. Yjet e basketbollit të NBA, nga Ben Simmons (Philadelphia 76ers) dhe Patty Mills (San Antonio Spurs), bënë një fushatë me shokët e skuadrave dhe mblodhën rreth 750,000 dollarë. Simmons tëiton: “Jam mjaft i trishtuar për humbjet me të cilat po përballet vendi ynë. Imazhet e zjarreve, njerëzve, familjeve, zjarrfikësve dhe faunës janë të tmerrshme. 12 milion hektarë tokë të shkatërruara, jetë të humbura, kafshë të zhdukura, shtëpi dhe komunitete në gërmadha”.
Talenti i ri LaMelo Ball ka dhuruar pagën e një muaji, kolegia e tij Liza Cambage ka aktivizuar një fushatë për mbledhje fondesh online. “Na dhemb shpirti nga shkatërrimet që këto zjarre po i shkaktojnë në vendin tonë” – thanë lojtarët australianë të NBA në një deklaratë të përbashkët – “Mendimet tona janë për familjet tona, për miqtë dhe për të gjithë njerëzit që jetojnë në Australi”.
Edhe bota e tenisit ka lëvizur gjithashtu. Për të mërkurën më 15 janar në Rod Laver Arena në Melburn janë planifikuar një seri lojrash për të mbledhur fonde për urgjencën dhe rindërtimin. Big-ët e raketës tashmë kanë njoftuar praninë e tyre.
Roger Federer, Rafa Nadal, Caroline Wozniacki, Stefanos Tsitsipas, Serena Williams dhe Nick Krygios, talenti 24 vjeç i brezit të tij i lindur në Canberra.
E përsa i përket top-playerve të futbollit nuk ka asnjë lajm për dhurime publike (ndoshta privatisht shumë kanë lëvizur) dhe postimi më i ndjerë ishte ai i Paulo Dybala, shumë i ndjeshëm ndaj ngjarjeve ekologjike.
Kampioni argjentinas i Juventusit gjatë kësaj jave ka twituar: “Australia është në zjarr. Ne nuk mund ta injorojmë klithmën e natyrës. Kemi vetëm një planet”.
Materiali është përgatitur nga stafi i GT