GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Nga Kim Mehmeti – E turpshme në Shqipërinë tonë, një dele qindra euro, e një votues sa një thes me miell

Nuk është gjithaq me rëndësi zënka mes burrështetasve shqiptarë dhe çka, për shembull, u thotë Kryeministri i Shqipërisë opozitarëve dhe Presidentit të vendit, siç nuk janë të rëndësishme as talljet e tij thuajse me mbarë shqiptarinë.

Nuk kanë rëndësi as thëniet e opozitarëve drejtuar Kryeministrit të shtetit amë, thuajse komunikojnë me një rrugaç të pandreqshëm!

E rëndësishme është heshtja e turpshme, poshtëruese dhe trishtuese e alamet akademikëve, krijuesve, profesorëve…, heshtja që e ndihmoi fuqizimin e hajdutëve dhe kriminelëve politikë, e të cilët e morën në duar fatin e shqiptarisë! Pra e rëndësishme është heshtja që shpalos kalbëzimin e vlerave tona, kalbëzim që shton plehun politik!

Dhe nëpër ‘Shqipëritë’ tona mbisundon heshtja sepse ne nuk guxojmë të flasim për partizimin që shkatërroi çdo gjë shqiptare, sepse ne jemi prindërit që fëmijëve tanë u ndërtuam shoqëri ku një dele kushton qindra euro, e një votues vetëm dhjetëra, ku deputeti shitet e blihet për miliona euro, e votuesit e tij për një thes me miell.

Dhe në shoqëritë e tillë flitet për ‘destruktivitetin ‘ e feve, por jo për ‘talibanët’ tanë partiakë që e varfëruan popullin, që e detyruan rininë tonë të degdiset nëpër botë, ku në numër të madh ajo rini deshqiptarizohet e kriminalizohet.

Po pra, ne heshtim sepse kemi frikë ta themi të vërtetën se radikalizmi dhe banditizmi partiak janë ato që ‘Shqipëritë’ tona i bënë ‘xhungla’, ku nuk ia vlen të jesh as i mençur e as i ndershëm, ngaqë fatin ta përcaktojnë qeveritarë e burrështetas që e dinë se, kur e ke mik dhe këshilltar cubin e fshatit, nuk ke pse druan nga të ndershmit dhe mendimtarët e katundit.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More