GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Nga Kim MEHMETI – Kryeqendrat e degradimit tonë politik!

Nëpër ‘Shqipëritë’ tona jo se nuk ka politikanë të mençur, por shumica e tyre janë të pamoralshëm dhe nuk kanë njerzillëk. E të urtit kanë thënë se nga një i mençur të pamoralshëm nuk mund të bësh asgjë më shumë se sa një intrigant të shkathtë.

Pastaj nëpër shoqëritë shqiptare jo se nuk ka njerëz të ditur, por shumica e tyre shtiren se nuk e dinë që një shtet nuk shkatërrohet atëherë kur korruptohen politikanet, por kur prishen peshoret me të cilat maten vlerat njerëzore.

Duke qenë shoqëri ku vlerësohet paketimi, e jo përmbajtja në të, ne edhe erdhëm këtu ku jemi sot: që populli të mos jetë asgjë e burrështetasit çdo gjë, që Tirana të bëhet kryeqytet i degradimit politik ku rrënohet Tetari Kombëtarë dhe presidenti votohet pa u votuar, që Prishtina të bëhet kryeqendër ku më të zëshëm janë ata që e luftojmë të shkuarën që na la të ‘prapambetur’ e na ‘shkëputi’ nga krishterimi perëndimorë, ndërkaq Shkupi shqiptar u bë qendra e injorancës politike shqiptare.

Po pra, kryeqendrat e ‘Shqipërive’ tona u bënë pasqyrë ku shihet fytyra e atyre që nuk e kuptojmë se vetëm ai qe nuk e njeh fatkeqësinë e popullit të vet, mund të jetë, për shembull, kryeministër arrogant si ky që e ka Shqipëria.

Dhe ato kryeqendra u bënë edhe simbol i shoqërive që prodhojnë shumë amoral, i shoqërive ku është harruar ajo që e kanë dëshmuar shekujt dhe e kanë thënë dijetarët: se shthurja seksuale dhe mosbesimi në Zot, janë shenjat e pare se një shoqëri kalbet.

Apo thënë ndryshe: se nuk kanë të ardhme shoqëritë e drejtuara nga njerëzit që nuk frikësohen nga asgjë, që çdo gjë e matin nëpërmjet interesit personal, pa mbajtur llogari nëse atë interes e realizojnë duke bërë diçka të mirë për popullin e vet, apo duke e dëmtuar interesin kolektiv.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More