GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Nga Kim MEHMETI – ‘Laureat i vitit’ dhe ‘Turpi i shekullit’!

Gazetarët më pyesin se ç’mendoj lidhur me ‘Antologjinë e poezisë moderne shqipe” të botuar në Tiranë, e ku nuk është përfshirë asnjë poet jashtë kufijve të Shqipërisë.

Ku ta dish, mbase ky është rast i mirë që dëshmon se ne e rrënuam shtatoren e xhaxhit Enver, por jo edhe muret mendorë të ‘katundarisë’ sonë ideologjike që na ndanin në principate kulturore dhe në ‘ne’ dhe ‘ata’.  

Duhet të jesh mbi mesataren idiot apo i frustruar i përmasave perverse që të bësh atë çka me dekada mundoheshin ta bëjnë laboratorët antishqiptar serbe: letërsinë, folklorin, traditën…, shqiptare këndej e andej kufirit t’i ndante mes veti si të mos i takonin të njëjtit popull. 

Edhe sikur jashtë kufijve të Shqipërisë të mos kishte asnjë poet, do duhej të trilloheshin dy a tre, vetëm sa të dëshmohej se jemi kudo që frymojmë. E të kesh Azem Shkrelin, Ali Podrimjen, Teki Dërvishin, Lindita Ahmetin…, e të mos i përfshish ata në antologjinë shqiptare, do të thotë se të pëlqen t’i shohësh të gjymtuara vlerat e popullit tënd.   

Andaj ne mëkatojmë kur themi se vetëm politikanët janë ata që do donin shqiptaria të mbetej përgjithmonë e copëzuar dhe secili nga ata të kishte ‘Shqipërinë’ e vet. Jo, edhe shumë nga ne të artit e të kulturës do donim të kemi ministrinë e ‘katundit’ tone, ministri që do i financonte antologjitë e mëhallës sonë, antologjitë e përpiluara nga ne që nuk e dimë sa edhe kur  të shpallin ‘Laureat të vitit’, t’i mbetesh atë që në të vërtet je – ‘Turpi i shekullit’.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More