GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Nga Kim MEHMETI – Ta pastrojmë shqiptarinë nga projektet antishqiptare si ‘Ballkani i Hapur’

Shqiptaria nuk do të ishte kjo që është sikur të mos kishte ëndërrimtarë, që kurrë nuk i tradhtuan ëndrrat e tyre, që i mbajtën gjallë iluzionet, që e kishin kuptuar se ia vlen t’i mbetesh besnik ëndrrës edhe kur e di se ajo është e largët dhe mbase edhe gënjeshtare, por shumë, shumë njerëzore.

Ne, si popull i vetmuar në këtë Ballkan, nuk do të mund të mbijetonim pa ëndërrimtarë fanatikë, të cilëve u ndodhte ta harronin vetveten, por jo edhe ëndrrën kolektive. Dhe kuptohet, vetmia është barrë e rëndë, posaçërisht kur je i rrethuar nga “vëllazëria” e të ngjashmëve mes veti për nga fisi apo feja e të cilët më shumë duan të huajën se sa të vetën dhe si të tillë, shpesh janë bashkuar për ta dëmtuar “vetmitarin”.

Në këtë Ballkan, ne edhe sot jemi po aq të |vetmuar| sa çdoherë, por kemi diçka që nuk e kemi pasur kurrë më parë: një rini e cila e njeh dhe komunikon me tërë botën, rini që jo vetëm se nuk jeton me barrën e popullit të vetmuar, por ndjehet pjesë e barasvlershme e civilizimit botëror.

Dhe asaj rinie duhen ushqyer shpresat dhe duhet çliruar nga “raca e poshtër” politike që i bëri opozitë popullit të vet si dhe, nga “derrat” partiakë, që u majmën nga djersa e popullit dhe që u freskuan duke u përpëlitur në lloçin e pistë të lojërave politike.

Asaj rinie i duhet thënë të jetë e kujdesshme e të vërë maskat, sepse do t’i bjerë në hise t’i pastrojë trojet tona nga projektet e dëmshme për shqiptarinë, si për shembull atë të “Ballkanit të Hapur”, projekte që janë derdhje e gropës septike të stërmbushur me pisllëqet shekullore politike antishqiptare.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More