Nga Tempra tek Uno, varreza e braktisur e FIAT
Edi DELIU – Një zbulim i pabesueshëm i bërë nga pronarët e një kompanie argjentinase, e specializuar në punë speciale të makinave dhe restaurimit. Kaskote Calcos, siç quhet ndërmarrja, ka bërë goditjen që të gjithë ëndërrojnë të bëjnë të paktën një herë në jetën e tyre, zbulim që dëshiron çdo entuziast i motorit.
Zbulimi misterioz i Fiat-ëve antikë
Për çfarë po flasim? Për zbulimin e makinave antike të braktisura, të ekzemplarëve që tregojnë një histori të mrekullueshme, për të cilët koha ka ndaluar e ka mbetet aty, e fshehur në atë vend ku janë lënë kush e di se sa vite më parë. Epo, Kaskote Calcos ka mundur të hyjë në atë që dikur ishte Ganza Sevel, një sallon i madh në Avellanda në rajonin e Buenos Aires. Në këtë vend kaq magjik dhe antik, sot ka ende xhevahire të mbetur pothuajse të paprekur, sikur koha të mos kishte ecur kurrë për to.
Përveç Fiat, janë gjetur xhevahire të çmuara të Peugeot dhe Alfa Romeo
Në veçanti, kanë dalë në dritë disa Fiat Tipo, Tempra, Fiat Uno dhe Duna, të ruajtur në mënyrë perfekte. Kemi të bëjmë me modele që nuk janë regjistruar asnjëherë, përveç këtyre Fiat të njohura është edhe një Peugeot 405 dhe një Alfa Romeo 33 Sportwagon, kjo e fundit është një nga makinat e prodhuara nga Biscione midis 1983 dhe 1995 në uzinën Pomigliano d’Arco, në Campania.
Një varrezë makinash në gjendje perfekte
Natyrisht sot, çdo makinë është pastruar me kujdes për të hequr pluhurin dhe tërë papastërtitë që ishin grumbulluar gjatë dekadave, nga ku kanë dalë makinat në gjendje të shkëlqyer si për sa i përket karrocerisë, ashtu edhe përsa i përket pjesës së brendshme, të mbetura pothuajse të paprekura, madje disa makina kanë arritur të mbajnë edhe celofanin mbrojtës siç ishte nxjerrë nga fabrika.
Makinat e gjetura nga Kaskote Calcos çmendin koleksionistët
Këto modele do të çmendnin çdo apasionant të motorëve, Kaskote Calcos ka zbuluar një varrezë të vërtetë historike të braktisur Fiat, së bashku me një Alfa Romeo dhe Peugeot fitimtar nga e kaluara. Fiat Uno është një nga ikonat kryesore të kompanisë nga Torino, e prodhuar në Itali nga 1983 deri në 1995 dhe në vende të tjera deri në kohëra më të fundit. Ende është makina e tetë më e shitur në botë me gati 9 milion ekzemplarë të shitur në dy modele të ndryshme.