GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Nga vijnë emrat e grupeve më të famshëm të historisë së muzikës?

Edi DELIU – Origjina kurioze e emrave të bandave më të famshme të muzikës rock & pop në histori (dhe për momentin)

THE BEATLES

Ka shpjegime të ndryshme: disa thonë se rrjedh nga një diskutim për emrin e grupit të Buddy Holly, The Crickets, i cili çoi në përzgjedhjen e “beetles” (brumbuj); disa thonë se buron nga emri i një gangband, Beetles, në filmin The Savage. Ideja e “a”-së ishte nga John Lennonit: “Le ta shkruajmë Beatles. Në fund të fundit, ne jemi një grup beat”.

DURAN DURAN

Në agimet tij, grupi legjendar anglez i Simon Le Bon luante shpesh në Barbarella, Birmingham, vendlindja e tyre. Dhe e morën emrin nga “zuzari” i filmit fantastiko shkencor me të njëjtin emër i cili quhej Dr. Durand Durand.

THE DOORS

Emri u zgjodh nga këngëtari Jim Morrison i cili e mori atë nga libri i Aldous Huxley, The Doors of perception, Dyert e perceptimit, ku është një frazë e poetit anglez William Blake: “Nëse dyert e perceptimit do të ishin të hapura”.

ABBA

Një akronim i formuar nga inicialet e gërmave të para të emrave të të katër anëtarëve të grupit: Agnetha Fältskog, Björn Ulvaeus, Benny Anderson dhe Anni-Frid (Frida) Lyngstad

AC / DC

Në fund të vitit 1973 dy vëllezërit Angus dhe Malcolm Young vendosën formonin një grup dhe emri u zgjodh nga motra e tyre e cila ishte duke lexuar shkrimin pjesën AC / DC (Alternate Current/Direct Current), domethënë rrymë alternative / rrymë e vazhdueshme në një makinë elektrike qepëse. Tre vëllezërit e gjetën adapt për të shprehur elektricitetin dhe dinamizmin e grupit.

DEPECHE MODE

Në një bar, mes një grumbulli revistash, anëtarët e bandës britanik panë një gazetë mode franceze, “Mode depeche”, fjalë për fjalë “gazeta e modës”. Kopertina ishte kthyer mbrapsht dhe tingulli Depeche Mode i pëlqeu grupit.

FOO FIGHTERS

Ishte termi i përdorur në Luftën e Dytë Botërore për të treguar topa të çuditshëm të zjarrtë që dalloheshin ndonjëherë nga pilotët.

GREEN DAY

Në slangun amerikan 8 – GREEN DAY është dita e kaluar duke bërë kallamishte. Por sipas të tjerëve origjina e emrit i ka rrënjët në një episod: kur të tre miqtë lanë shkollën për t’u bërë muzikantë, drejtori i shkollës iu tha: “It’ll be a green day in hell before you make anything of yourselves” që do të thotë pak a shumë: ditën kur ferri të jetë jeshil ju do të bëni diçka në jetë.

GUNS ‘N’ ROSES

Para se të formonte Guns ‘n’ Roses, Axl Rose (këngëtari) ishte pjesë e Hollywood Roses ndërsa Slash (kitaristi) luante me L.A. Guns. Kur u bënë miq dhe vendosën të krijojnë një grup së bashku, ata bashkuan emrat e grupeve të tyre të mëparshëm.

KISS

Zgjedhja e emrit, sipas Paul Stanley (kitarist), bie tek kiss (“puthje”) sepse dukej e rrezikshme (puthje me vdekjen) dhe seksi njëkohësisht. Por, ky nuk është versioni i vërtetë, dhe këtë e konfirmojnë anëtarët e bandës, sipas të cilëve KISS ishte akronimi për “Kids In Service of Satan” (fëmijët në shërbim të Satanit) ose “Keep It Simple Stupid” (bëje të thjeshtë, budalla).

OASIS

Emri vjen nga lagja e Mançesterit ku grupi u rrit dhe ku emrin Oasis e kishte një kompani taksish, një zinxhir dyqanesh veshjesh për gra, një restorant indian dhe mbi të gjitha një klub ku Beatles patën luajtur në fillim të karrierës.

PEARL JAM

Gjyshja e Eddie Vedder (këngëtar i grupit) quhej Pearl dhe gatuante një marmelatë (në anglisht jam) me peyote dhe pjestarët e grupit u vetquajtën quajtën pikërisht Pearl Jam (marmalata e Pearl).

QUEEN

Emri u vendos nga Freddie Mercury, që asokohe mbante emrin Farrokh Bulsara me nofkën “Freddie”. “Queen është një emër i shkurtër, i thjeshtë dhe i lehtë për t’u kujtuar që gjithashtu shpreh atë që duam të jemi, madhështorë dhe gjeni. Në glam është pjesë e jona dhe ne duam të jemi dandy” shpjegon Freddy Mercury në një intervistë të publikuar nga Michele Primi, Max Felsani, Mauro Saita në librin “Queen”. Freddie Mercury dizenjoi edhe logon e grupit.

RAMONES

Paul McCartney guxonte të quhej Paul Ramone. Ramones zgjodhën këtë emër dhe vendosën të përdornin Ramone si mbiemrin e secilit anëtar të grupit.

THE ROLLING STONES

Intuita i erdhi Brian Jones, njërit prej themeluesve, i cili vdiq në vitin 1969. Në telefon me pronarin e një restoranti u pyet: “Cili është emri juaj?”. Në atë moment, në duar kishte albumin The best of Muddy Waters, dhe emri i parë që i ra në sy ishte Rollin ‘Stone. I ra pikës!

PINK FLOYD

Emri i parë ishte The Tea, por kur zbuluan se një grup tjetër kishte të njëjtin emër, Syd Barrett (njëri nga themeluesit) propozoi The Pink Floyd Sound, i frymëzuar nga dy bluesmen: Pink Anderson dhe Floyd Council.

U2

Origjina e emrit të bandës irlandeze është e diskutueshme dhe ka interpretime të ndryshme. Sipas hipotezës më të njohur, emri është frymëzuar nga avioni spiun amerikan U2. Hipoteza më misterioze është emri që do të thotë “You Two” (edhe ti) për të theksuar rolin e publikut në eksperiencën muzikore të grupit ose “You Two” (ju të dy). Një hipotezë tjetër: do të ishte emri i një moduli për regjistrimin në listat e vendeve të punës në Irlandë ose sigla e linjës 2 të metros së Berlinit, e cila në atë kohë bashkonte lindjen (komuniste) me zonën perëndimore.

Emri i parë i U2 ishte “Feedback” dhe duket se grupi, i pavendosur nëse do ta mbante të vjetrin apo të përqafonte të riub, ia la zgjedhjen publikut pikërisht gjatë një koncerti të tyre… me dorën lart.

THE WHO

Anëtarët e grupit, me pak probleme nga veshët përkundër moshës së re, pas çdo emri të propozuar përsërisnin “kush?” (domethënë “the who?”), derisa dikush sugjeroi të përdornin pikërisht “The Who” si emër. / Përgatiti për gazetatjeter.com, Edi DELIU

You might also like