GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Nga Ylli MANJANI – Manifestim i shkëlqyer demokracie!

Tani në çdo qytet, nga Saranda në Tropojë. Në çdo qelizë urbane duhet protestuar. Vërtetë nuk kemi kohë për pushim…

Çdo ditë në protestë deri sa të mos ketë më vend në rrugë e sheshe. Deri sa të ngelë nafta e pashitur. Të fillojë ta pijë vetë qeveria mafioze në vend të verës së shtrenjtë që pi sot nga mbipushteti.

Vendi ka nevojë për përfaqësim të ri politik, për institucione të reja përfaqësuese. Në vijim ka nevojë për shumëçka. Por si fillim për pak normalitet demokratik me institucione që dalin strikt nga vota, jo nga llogaritë.

Demokracia nuk ka nevojë për “poshtë ky” e “rroftë ai tjetri”, sepse ka nevojë për të gjithë, por secili në vendin e vet.

Askush nuk është mbi tjetrin sepse ka vjedhur ca vota për të vjedhur pushtet,  për të rrjepur njerëzit e për t’u marrë prap votën, për të vjedhur më shumë kështu me radhë…

Ky rreth absurd mafioz që ofrohet si këmishë force, vrau shpresën e u mori frymën shqiptarëve.

Protestat janë mjeti për çarjen e këtij rrethi vicioz, për rrefuzimin e këmishës së forcës.

Duhet kthyer normaliteti demokratik si fillim. Protestat masive, në çdo qytet e çdo ditë janë një mjet i fortë.

Vazhdimësia është me rëndësi. Rrezistenca qytetare duhet shtrirë në kohë dhe gjithandej.

Paralelisht PD dhe çdo forcë opozitare duhet të mendojnë për të prezantuar një alternativë. Nuk është kurrë herët.

Dhe më në fund, por jo nga rëndësia:

Zonja Kim atë barin ta hajë vetë.

Ta falenderojmë atë dhe DASH-in e Saj për “dekoratën” që i dhatë Sali Berishës.

E nxisim të mbështesë edhe më shumë AIiBejBashën. Ti bëjë edhe presion gjykatësve të këtij vendi.

Të gjitha këto u bëkan shëndet demokratik për shqiptarët!


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More