Ngec në motorin e Audi A3, kotelja shpëtohet nga zjarfikësat-mekanikë
Zjarrfikësit shndërrohen në mekanikë, çmontojnë nja dy panele të një Audi A3, duke mundur të shpëtojnë një kotele, e cila kishte ngecur në ndarjen e motorit të makinës. Pronari i makinës, një zotëri bolonjez, ishte bërë gati të nisej nga Via Cappelletto në Lonigo (Vicenza) në orët e vona të pasdites së të shtunës, kur dëgjoi mjaullitjet që vinin nga motori i makinës së tij. Zjarrfikësit, të ardhur nga një lokalitet fqinj, pasi konstatuan pamundësinë e nxjerrjes së saj nga lart, vendosën për çmontimin e disa pjesëve, derisa arritën te kotelja që u kap me delikatesë.
Kotelja në gjendje të mirë iu besua një zonje për llogari të një shoqate për mbrojtjen e kafshëve. Operacionet e shpëtimit nga zjarrfikësat përfunduan pas rreth një ore e gjysmë me ri-montimin e pjesëve të çmontuara të makinës.