Ngjarje të pabesueshme historike që askush s’di t’i shpjegojë

Në epokën dixhitale, pret që çdo mister tashmë të zgjidhet dhe çdo pyetje të marrë një përgjigje. E vërteta është se historia është e mbushur me ngjarje dhe ndodhi të jashtëzakonshme që kanë mbetur të pashpjeguara prej vitesh e vitesh. Ka pasur ishuj që janë zhdukur, stuhi të pafundme dhe ajo që mund të jetë një mesazh i alienëve. Ne i kemi mbledhur disa nga këto momente mahnitëse përgjatë historisë dhe kemi bërë një përzgjedhje nga më të mirat.

Vrima e rehatshme

Koko ishte një gorillë që ka shokuar botën me aftësitë e saj në gjuhën e shenjave. Mund të komunikonte me njerëzit përmes shenjave madje, gjatë shfaqjeve të saj, thoshte edhe disa gjëra të thella. Penny Patterson, një psikologe kafshësh, ka zbuluar se Koko ka folur për jetën e përtejme. Pyetjes se “Ku shkojnë kafshët kur ngordhin?” Koko iu përgjigj “në një vrimë të rehatshme”. Përgjigjja ka habitur shumë njerëz dhe ka ndezur debate filozofike.

Princesha e konservuar

Xin Zhui ishte një mbretëreshë e vdekur më 163 para Krishtit në Kinë. Kur u gjet varri i tij, zbuluan një trup që kishte mbetur i konservuar për më shumë se 2000 vjet pas vdekjes. Kishte ende flokë, qerpikë, gjak nëpër vena dhe fara pjepri në stomak. Shkencëtarët janë habitur tej mase nga konservimi.

Gjeniu i natës

Derek Amato tronditi botën më 2006 kur u bë një gjeni muzikor brenda natës. Derek Amato ishte hedhur në një pishinë dhe kishte lënduar kokën. Papritmas, Amato bëhet një talent muzikor dhe nis të kompozojë muzikë për piano. Që atëherë u bë ekspert i muzikës dhe shkencëtarët po përpiqen të shpjegojnë se si ka ndodhur.

Mesazhi i palexueshëm

Më shumë se 500 vjet më parë, është shkruar një tekst nga një autor i panjohur në një gjuhë të panjohur. Teksti i shkruar me dorë njihet si dorëshkrimi i Voynich, nga emri i Wilfrid Voynich. Voynich ishte një tregtar librash që e bleu tekstin më 1912. Disa thonë se vjen nga Italia Veriore dhe se deshifruesit e kodeve kanë punuar shumë për ta kuptuar, por nuk është kurrë kuptuar se çfarë do të thotë.

Epidemia e kërcimit të vitit 1518

Rrëfenjat për epideminë e kërcimit i kanë habitur prej kohësh historianët dhe sociologët. Një “epidemi kërcimi” është verifikuar në fillim të shekullit të 14-të, me mbi 400 njerëz duke kërcyer spontanisht. Sidoqoftë, nuk ishte aspak argëtuese për shkak të goditjeve të raportuara në zemër dhe për shkaqe të tjera shëndetësore. Disa thonë se mania ishte shkaktuar nga një “sëmundje psikogjenike masive”, por nuk ka ende përgjigje të qarta se çfarë e shkaktoi përfundimisht këtë ngjarje të çuditshme.

Sinjali Wow!

Raportet për shfaqjen e alienëve i kanë çorientuar prej kohësh historianët, por ka qenë në fund të viteve 1970 që kemi marrë ndoshta provat më të besueshme. Një sinjal i gjatë 72 sekonda u regjistrua nga teleskopi Big Ear Radio i Ohio State University. I mbiquajtur sinjali “Wow!”, ai nuk është përsëritur më kurrë dhe për ndodhinë nuk ka pasur shumë shpjegime të besueshme. Pavarësisht kësaj, mbetet treguesi më i madh i pranisë së alienëve në univers.

Varri i Kleopatrës

Ashtu si me Mozart dhe Genghis Khan, askush nuk e di se ku gjendet varri i Kleopatrës. Shumë besojnë se u varros së bashku me të dashurin e saj, Antonio, por vendi i saktë nuk është gjendur kurrë. Vitet e fundit, ka pasur sse arkeologët e kanë gjetur varrin, por vendndodhja e varrosjes së humbur prej kohësh mbetet ende një mister.

Disku Faistos (Phaistos Disk)

Janë qindra objekte të lashta me shkrime dhe mesazhe të ndryshme. Sidoqoftë, Phaistos Disk është unik për faktin që askush nuk mund të lexojë se çfarë shkruhet në të. Disa mendojnë se është një tabelë loje, por në të vërtetë kjo relike shumë e lashtë e zbuluar në Kretë nuk është përcaktuar kurrë siç duhet.

Fshati i zhdukur

Misteri i liqenit Angikuni ka habitur prej kohësh historianët. Dikur ishte selia e një fshati Inuit, banorët e të cilit u zhdukën për të mos u gjendur më kurrë. Legjenda thotë se më 1930, gjahtari i gëzofeve Joe Labelle u gjend në këtë fshat, duke mos gjetur asgjë përveç qenve të ngordhur për slita dhe asnjë tjetër. Një shpjegim rreshtues nuk ka dalë kurrë.

Ekuipazhi i zhdukur

Joyita ishte një anije tregtare që është subjekt i një misteri shumëvjeçar. Më 1955, mjeti u zhduk nga Paqësori Jugor. Ja dhe çudia: anija ishte projektuar që të mos fundosej. Pasi u gjet, Joyita ndodhej në sipërfaqe të ujit, por në bord nuk kishte as edhe një shpirt të vetëm. Sipas asaj që dihet në bord ishin 25 persona. Megjithatë, raportet thonë se asnjë nga ekuipazhi nuk është gjetur edhe sot e kësaj dite.

Ishulli që nuk ka ekzistuar kurrë

Ka diçka nëpër ishujt që gjithmonë frymëzon intriga dhe mistere. Kështu, Ishulli Bermeja ka qenë një burim historish zbavitëse, kryesisht sepse nuk ekziston. Mjaft çmendurisht, Bermeja shfaqet nëpër harta deri në shekullin e 20-të. Ka pasur shumë teori për ishullin. Njëra prej tyre sugjeron se ishulli ka ekzistuar, por është shkatërruar nga CIA për arsye ekonomike?!.

Kryeministri i zhdukur

Harold Eduard Holt ka qenë Kryeministër i Australisë nga viti 1966 deri më… beh, është zhduk nga faqja e dheut.

Përgatiti për gazetatjeter.com: Darina DANI


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.