GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Niue: Vendi me qiellin më të errët në botë

Me mijëra yje ndriçojnë ishullin e vogël të Paqësorit. Qielli nuk ka qenë kurrë kaq i bukur

I vogël dhe magjik është ishulli i Niue. Pak i njohur, dhe jo shumë i madh, ai shtrihet me të gjithë bukurinë e tij në Oqeanin Paqësor, i mbrojtur nga brigjet gëlqerore që përqafohen me gumën e mrekullueshme koralore. Këtu nuk ka ende shumë turistë që shkojnë, por ata që e bëjnë këtë janë magjepsur nga guroret dhe shpellat e ujërave të smeraldta.

Ta shohësh nga lart, Niue është me të vërtetë një thesar i vogël i çmuar për t’u zbuluar, ashtu si vlera e madhe e qiellit të tij. Kështu, kur bie nata, yjet ndriçojnë të gjithë ishullin, në një mënyrë të fuqishme dhe primordiale, sepse ky vend është një rezervat i qiellit të errët.

Shteti i Niue së fundmi është njohur si Dark sky place, prej International dark sky association, një shoqatë që ka për qëllim të vlerësojë qiellin dhe ta mbrojë atë nga urbanizimi dhe ndotja e ndritshme.

Ky ishull, i mbrojtur nga Oqeani Paqësor dhe nga më të njohurit Tonga, Samoa dhe Zelanda e Re, fsheh dhe ruan një parajsë të vërtetë tropikale të paprekur. Këtu qielli merr pamjen e një lumi me pluhur të ndritshëm që shkrihet, kur perëndon dielli, me oqeanin, duke i dhënë të gjithëve një përvojë fantastike dhe primitive.

Qeveria e ishullit është zotuar të bëjë që kjo të ndodhë, duke zëvendësuar llambat e rrugëve publike dhe duke minimizuar pikat e ndriçimit, si në qendrat e banuara ashtu edhe në shtëpitë private, në mënyrë që të ruajnë të gjithë zonën nga ndotja e ndritshme. Rezultati është rizbulimi i bukurisë së qiellit të qëndisur me yje.

Aktualisht, janë rreth 130, në të gjithë botën, vendet e njohura nga Dark sky association, midis tyre parqe, zona dhe faltoreve të lashta e të largëta, qindra kilometra larg qendrave urbane, ndërsa Niue ishte kombi i parë në botë.

Kështu, ky Shtet i zhytur në qiellin e errët ofron një nga panoramat më të bukura të paprekura të botës. Një trashëgimi, ajo qiellore, që duhet mbrojtur, ku hëna, yjet dhe planetët shfaqen në shkëlqimin e tyre maksimal falë mungesës së ndotjes së shndritshme. / gazetatjeter.com


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More