GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Një mace pozitive ndaj Covid-19 në Francë, është rasti i katërt në botë

Shkolla Kombëtare e Veterinarisë së Alfortit, në lindje të Parisit, u rekomandon njerëzve të sëmurë të mbajnë distancë nga kafshët e tyre

Një mace ka rezultuar pozitive ndaj Covid-19 pasi ndoshta është infektuar nga pronarët e saj. Ky është rasti i parë në Francë dhe i katërti i dokumentuar në botë. Kjo u njoftua nga Shkolla Kombëtare Veterinare e Alfort, në lindje të Parisit, e cila u rekomandon personave të sëmurë të mbajnë distancën nga macet e tyre.

Me ndihmën e veterinerëve në rajonin e Parisit, departamenti i shkollës veterinare ka testuar disa dhjetëra mace, pronarët e të cilëve kishte të ngjarë të ishin të infektuar. Një nga këto, “afër Parisit”, rezultoi pozitive dhe tregoi “shenja repiratore dhe tretëse klinike”.

Megjithatë institucioni shpjegon se: “Në këtë fazë të njohurive shkencore, duket se macet nuk janë të lehta për t’u infektuar me virusin Sars-CoV-2 edhe në kontakt me të sëmurët”. “Nuk është aq e jashtëzakonshme të gjendet një mace me virus pasi kjo tashmë ka ndodhur në Hong Kong, Belgjikë dhe dy raste në New York, por mbetet një fenomen i rrallë kur edhe pse kërkohet në mënyrë pro-aktive, në një rajon në të cilin Covid-19 qarkullon në mënyrë domethënëse, ka rezultuar vetëm një”, thotë Sophie Le Poder, profesore e virologjisë dhe bahkëautore e studimit.

Shkolla u rekomandon personave të infektuar me Covid-19 “të kufizojnë kontaktin e afërta me macet e tyre, të mbajnë maskë në prani të tyre dhe të lajnë duart para se t’i përkëdhelin”. Pavarësisht disa studimeve mbi këtë temë, ende nuk ka prova që kafshët shtëpiake të infektuara mund ta transmetojnë virusin te njerëzit.

You might also like