Një mijë e një Tina

Bota e spiunëve-5/ Tina Modotti, e lindur në Friuli në 1896, jetoi shumë jetë. Derisa u bë një agjente sekrete në shërbim të sovjetikëve

Është punëtorja e fabrikës së tjerrjes, aktorja e kinemasë të heshtur dhe modelja, por edhe fotografja e angazhuar politikisht, komunistja revolucionare dhe agjentja sekrete sovjetik. Jo gra në konkurrencë mes tyre, por të gjithë shpirtra të të njëjtit trup, atij të brishtë, vetëm në dukje, të Tina Modottit.

” Mata Hari e Internacionales Komuniste”: kështu ishte përkufizuar kjo friuliane në Rusi, e lindur në 1896 në një lagje popullore të Udines e pagëzuar Assunta Adelaide Luigia, emrin e nënës, gjyshes dhe tezes së saj të gjithë në një.

Vdiq vetëm 45 vjeçe, pas një jete plot përvoja sentimentale, artistike dhe politike, të jetuara në një periudhë historike komplekse, midis Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, të kontinentit të ri dhe atij të vjetër, midis Meksikës post-revolucionare dhe Moskës së Stalini, midis Evropës së diktaturave nazifashiste dhe Spanjës së luftës civile.

Por kush ishte në të vërtetë Tina Modotti? Dhe si përfundoi ajo të punonte për shërbimet sekrete sovjetike?

NGA HOLLIVUDI…

“Ishte një artiste, gëzonte konsiderata dhe njohje, kishte bërë emër në një profesion që në ato kohëra ishte i rezervuar vetëm për burra.

Sidoqoftë, një ditë të bukur hodhi një hap që poeti Pablo Neruda, miku i saj, e përshkroi si vijon: “Hodhi aparatin e saj në lumin Moskva dhe iu betua vetvetes se do t’ia kushtonte jetën detyrave më të përulura të Partisë Komuniste”, tregon Christiane Barckhausen- Canale, në biografinë ‘Tina Modotti, e vërteta dhe legjenda’.

Nuk ishte një mendim i rastësishëm dhe aq. Tina arriti në atë vendim me kalimin e kohës, e kalitur nga vetë përvojat e saj. Ë skalitut në çelik, vetëm 12 vjeçare mori përgjegjësinë për t’u përkujdesur për nënën e tij dhe 4 vëllezërit e motrat më të vegjël, teksa i ati dhe motra e tij e madhe kërkonin fatin në Amerikë.

Dymbëdhjetë orë punë në një fabrikë tekstilesh, pak para dhe shumë sakrifica: midis biografëve të saj ka nga ata që në këtë adoleshencë të vështurë shohin rrënjët e bindjeve të saj politike.

Por, nuk mund të harrohet besimi i sinqertë socialist atëror dhe luftrat sindikale për të drejtat e punëtorëve që, si punëtore në një fabrikë këmishash e më pas një fabrikë kapelesh, ndjeu në në lëkurën e saj kur u bashkua me te atin në San Francisco.

Por aso kohe, shtatëmbëdhjetë vjeçarja Tina preferoi spektaklin: falë praktikës në skenën e Filodramatikës në Little Italy dhe flokëve të saj korb të zinj që krijonin një hark mbi sytë e errët dhe buzët e trasha, ajo bëri hyrjen e saj në Hollywood, duke interpretuar si protagoniste në 3 filma pa zë.

…NË MEKSIKË

I atrubuan klishenë e femrës fatale: nuk ishte kështu që i pëlqente të dukej, por shumë bashkëkohësve të saj duhet t’u ishte dukur kështu më 1923, kur, e mbetur e ve prej një nga artisti bohem Roubaix “Robo” de l’Abrie Richey, u zhvendos në Mexico City me të dashurin, fotografin Edward Weston.

Tina ishte gjithçka për të: muza e përjetësuar pa vello në çatinë e një shtëpie meksikane, ndihmëse çdogjëbërëse, shoqe, e mbi të gjitha një studente shumë e talentuar. Weston i mësoi asaj teknikën dhe ajo e bëri teknikën të sajën, duke e kthyer në një mjet të denoncimit shoqëror.

Kur Weston u kthye në Kaliforni te gruaja e tij, Tina mundi të ngushëllohej me dy pasione të thella që kishte zbuluar në Meksikë: fotografinë dhe politikën.

Vendi po përjetonte një periudhë shndërrimi të jashtëzakonshëm kulturor: lidhja e ngushtë me piktorët e mëdhenj të muraleve të angazhuar për të afruar artin tek masat, njëri prej tyre me barkun ‘gjigand’ Diego Rivera, u bë për Tinën një rezervuar benzine i hedhur në zjarrin e ndërgjegjes së saj klasore.

Rezultati: në vitin 1927 fotografja u bashkua me Partinë komuniste meksikane, pjesë e së cilës ishin miqtë e saj.

BURRAT E SAJ

Krenarisht antifashiste, ajo filloi të punobte në seksionin meksikan të Ndihmës së kuqe (një organizatë komuniste me degë në të gjithë botën, e udhëhequr nga BRSS, për të mbështetur viktimat e padrejtësive shoqërore), mori pjesë në demonstrata të ligës anti-imperialiste, shkroi dhe botoi fotot e saj në gazetën e partisë, El machete.

Për këtë arësye Rivera e portretizoi në një nga pikturat murale të tij më të famshme, El Arsenal, në aktin e armatosjes së njerëzve për revolucionin proletar. Në atë pikturë, shfaqen dy burra të tjerë të rëndësishëm për Tinën: komunisti kubanez Julio Antonio Mella dhe, gjysmë i fshehur pas saj, antifashisti triestin Vittorio Vidali, agjent sovjetik me mision në Meksikë si përfaqësues i Ndihmës së kuqe ndërkombëtare në Amerikën Qendrore.

Di Antonio, i ri dhe student simpatik i drejtësisë, lider revolucionar dhe kundërshtar i presidentit autoritar kuban Gerardo Machado, u dashurua menjëherë me të.

Historia e tyre përfundoi disa muaj më vonë, natën e 10 janarit 1929: teksa po ktheheshin në shtëpi, dy plumba arritën tek djaloshi.

Ishte një vrasje politike, dërguesi ishte i dyshimtë, por Tina u gjend në mes, u akuzua dhe më pas u shfajësua vetëm falë ndërhyrjes së shokëve të saj të partisë.

Tanimë atmosfera meksikane ishte bërë e rëndë: qeveria, e shqetësuar për aktivitetin e revolucionarëve, qofshin ata refugjatë të huaj apo dhe të shtëpisë, përfitoi nga sulmi i paarritur ndaj presidentit të ri Pascual Ortíz Rubio për të goditur komunistët.

Nxori jashtë ligjit partinë dhe dëboi të huajt, duke i akuzuar si të përfshirë në komplot.

NËN KOPERTURË

Ndër të tjera, më 25 shkurt 1930, edhe Tina hipi në avulloren Edam që shkonte për në Hollandë. Në bord u takua një njohje të saj të vjetër: Vidali.

Pas disa muajsh, u takuan sërisht në Moskë. “Po jetoj një jetë krejtësisht të re, aq sa ndihem ndryshe”, i shkruan në fillim të 1931 ish të dashurit të saj Weston, duke e informuar se i kishte thënë lamtumirë pa shumë nostalgji aparatit besnik fotografik Graflex reflex.

Zyrtarisht punonte për Ndihmën e kuqe ndërkombëtare, por realiteti ishte ndryshe.

Vidali dhe Tina Modotti u rekrutuan nga shërbimi sekret ushtarak sovjetik, seksioni IV i ushtrisë.

Pas fasadës së Ndihmës së kuqe ndërkombëtare, pra, të dy zhvillonin veprimtarinë e tyre si agjentë të fshehtë të BRSS, me detyra organizative jashtëzakonisht të rëndësishme.

U sollën rretheqark nëpër Evropë me dokumente dhe emra të rremë, shkuan për një mision kundërzbulimi në Kinë (të dështuar) dhe në fund, më 1936, u dërguan në Spanjë.

IDEALISTJA

Në Madrid, gjatë luftës civile të nisur nga lëvizja nacionaliste e gjeneral Francisco Franco kundër qeverisë republikane, Tina u bë María Ruiz.

E fortë dhe e heshtur, e veshur gjithmonë me të zeza, mbeti në zemrat e shumëve: u regjistrua në batalionin femëror të Regjimentit të Pestë të ushtrisë popullore të Carlos Contreras (alias Vidali), María mjekonte të plagosurit, ngushëlloi të zhvendosurit, ndihmonte jetimët dhe organizonte spitalet. Por gjithashtu merrej edhe me kundërspiunazhin dhe “funksionet e ndërlidhjes”.

Dhe kështu mësoi për vrasjet e republikanëve anarkistë dhe komunistët trockistë të kryer, me sa duket nga vetë Vidali, në emër të gjuetisë së Stalinit ndaj të gjithë kundërshtarëve e tij.

Kur forcat antifashiste u mundën nga ushtritë e Frankos, ajo u kthye në Mexico City me një pasaportë spanjolle në emër të María del Carmen Ruiz Sánchez.

Ishte viti 1939: miqtë, të cilët nuk e shihnin prej dhjetë vjetësh, nuk e njohnin më “Tinísiman” e tyre. E trishtuar dhe e plakur nga lufta, ajo qëndronte mënjanë, e heshtur. Edhe marrëdhënia e saj me Vidalin dukej se ishte ftohur.

Pakti i mos-agresionit i bërë nga diktatori i kuq me Hitlerin (1939) dhe vrasja e Lev Trockit nga stalinistët (1940) i dhanë goditjen përfundimtare.

Pikërisht ajo, e raportuar në Uashington si “agjente e policisë sekrete sovjetike”, ajo, e cila sipas diplomatit meksikan Octavio Paz duhej të quhej jo “Tinísima” por “Stalinísima”, nuk e rinovoi më teserën e anëtarësisë në parti. Vdekja e mori menjëherë pas kësaj.

Jo më aktore, jo më fotografe, jo më komuniste, kishte mbetur vetëm, e zhveshur dhe e plagosur, me shpirt puro: atë të një idealisteje.

VDEKJA E DYSHIMTË

Në agimin e 6 janarit 1942, pas një darke mes miqsh, Tina tha se nuk po ndjehej mirë dhe thirri një taksi: vdiq gjatë rrugës në makinë, nga një atak në zemër.

Megjithatë, shumë dyshuan ndaj këtij version: “Vdekja e saj”, sugjeroi një gazetë meksikane, “është tamam si ajo e likuidimit të trockistëve.”

AKUZAT

Diego Rivera, gjithmonë antistalinist (për këtë arsye i mohuar, për një kohë të gjatë nga partia e tij madje edhe nga Tina), akuzoi Vittorio Vidalin se e kishte helmuar, sepse ajo dinte shumë.

Por në anën e triestinit u hodh motra e Tinës, Jolanda: vite më vonë, i tha FBI-së se Tina vuante nga zemra dhe se ky ishte një “problem familjar” në shtëpinë Modotti.

Vijon nga pjesa e katërt

You might also like
1 Comment
  1. […] Vijon nga pjesa e pestë […]

Leave A Reply

Your email address will not be published.