Një perlë historike e Alfa Romeos shkëlqen përsëri
Koleksionisti austriak Egon Zweimüller ka rikthyer në shkëlqimin e saj origjinal ekzemplarin unikal “Blue Imperial” të Alfa 33 Road
Për shumë njerëz është makina më e bukur që është projektuar dhe prodhuar ndonjëherë. Një kryevepër e vërtetë, e krahasueshme me kryeveprat madhështore të mjeshtrave të Rilindjes, të Impresionizmit apo të çfarëdo rryme artistike. Sigurisht, dikush mund të kundërshtojë duke thënë që është “vetëm një makinë”, por është e pamundur të mos ndalesh për disa momente ta shikosh, në qoftëse je fatlum për ta hasur atë.
Jemi duke folur për Alfa Romeo 33 Stradale, arketipi mbi të cilin më shumë se një gjeneratë e makinave sportive dhe makina garuese janë përpjekur të frymëzohen (mes tyre, gjithashtu edhe modernet 8C Competizione dhe 4C e të njëjtës markë milaneze), por pa arritur kurrë përsosmërinë stilistike të krijesës së Franco Scagliones. Një makinë që sot është bërë një pjesë e vërtetë koleksioni: midis 1967 dhe 1969 janë realizuar vetëm 18 ekzemplarë, nga të cilat 17 të lyer me klasikun Rosso Alfa 501. Vetëm një, me kërkesë të veçantë të Kontit Corrado Augusta, është realizuar me blu mbretërore.
Një model unik në botë, pra, tani në pronësi të Egon Zweimüller, një koleksionist historik i cili prej më shumë se 50 vjetësh merret me rimëkëmbjen dhe restaurimin “pikë për pikë” të disa prej modeleve që kanë bërë historinë e automobilizmit. Dhe natyrisht, mes tyre nuk mund të mungonte Alfa Romeo 33 Stradale. Për të celebruar më së miri 110-vjetorin e lindjes së markës historike milaneze, koleksionisti austriak i është nënshtruar e vuri mjetin mjetit në një rikuperim të kujdesshëm, në mënyrë që të mund ta rikthejë në shkëlqimin e tij origjinal.
Puna, e krahasueshme me ato të murgjve të Certozinë për përpikmërinë e tyre, kërkoi rreth 5000 orë (rreth 200 ditë, nëse po të punohej 24 orë në 24), por rezultati është pak të thuhet i jashtëzakonshëm. Siç dëshmohet nga videoja që koleksionisti austriak ka publikuar në kanalin e tij në YouTube, Alfa Rome 33 Stradale në ngjyrën blu perandorake duket sikur sapo ka dalë nga linja e prodhimit.
Ideja origjinale e Egon Zweimüller ishte që Alfa Romeo 33 Stradale të sfilonte në Pebble Beach në gushtin e ardhshëm, por ngjarja (si shumë të tjerë në botën e dy dhe katër rrotave) u shty për shkak të pandemisë COVID -19. Pra, duke pritur që të mund ta admirojmë drejtpërdrejt në ndonjë ngjarje tjetër për automjete historike, duhet të jemi të kënaqur ta shohim dhe rishohim në YouTube: