Një qen në shtëpi të shton jetën (e thotë shkenca)

Ishim gati të vinim bast dhe (më në fund) tani e konfirmon edhe shkenca: të kesh qen na bën mirë, zvogëlon rrezikun e vdekjes, na mban në gjendje më të mirë, por gjithashtu na bën edhe më të lumtur

Të kesh një qen shton jetën! Kësaj here këtë e thotë shkenca, e në veçanti një studim i botuar në Circulation – revista e American Heart Association.

Studimi amerikan mblodhi rezultatet e gati 70 viteve vëzhgimeve globale – të publikuara nga viti 1950 deri në maj 2019 – në të cilin janë përfshirë afro 4 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Skandinavi, Zelanda e Re, Australi dhe Mbretëria e Bashkuar.

Dr. Caroline Kramer, endokrinologe dhe autorja e studimit, konfirmon: “Pasja e një qeni shoqërohet me një ulje prej 24% të vdekshmërisë së të gjitha shkaqeve” dhe është akoma më e dobishme për ata që vuajnë nga sëmundjet vaskulare (31%). Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, kujdesi për një qen çon në një rritje të aktivitetit fizik prej 30 minutash në ditë.

“Studimet sugjerojnë që njerëzit që kanë qen kanë një profil më të mirë të kolesterolit dhe presion të ulët të gjakut”, thotë studiuesja. Por nuk është vetëm një çështje veprimtarie fizike. “Përkëdhelja e qenit mund të zvogëlojë presionin e gjakut sa më shumë një ilaç,” vazhdon Kramer.

Dhe sipas disa studimeve, qentë mund të zvogëlojnë ankthin dhe depresionin. Centers for Disease Control and Prevention amerikane thonë se qentë zvogëlojnë stresin dhe ndihmojnë zhvillimin e duhur të fëmijëve në fushat sociale, emocionale dhe njohëse, përtej faktit që ata janë në gjendje të zbulojnë konvulsionet epileptike apo praninë e disa tumoreve.

1. Qentë: bëjnë gjithçka për të na ngushëlluar

Le të ndrejë dorën ai që nuk merret me të mirë nga qeni në një kohë kur gjithçka rreth e qark duket sikur shkon keq e më keq. A thua është vetëm një sensacion i yni? Jo, qentë bëjnë gjithçka për të na marrë me të mira, për të na ngushëlluar. Qoftë edhe nëpërmjet ndonjë lehjeje të lehtë. Apo edhe nëpërmjet lëpirjeve të duarve apo hundës. Dhe kjo tani është vërtetuar shkencërisht.

2. Na largojnë lotët

>Miqtë tanë me katër këmbë e perceptojnë menjëherë dhimbjen e pronarëve të tyre dhe bëjnë gjithçka për t’i ndihmuar ata. Sidomos nëse i dëgjojnë të qajnë.

Eksperimenti, i sapo botuar në revistën Learning & Behaviour, përfshin 34 çifte pronarë-qen, duke marrë në analizë raca dhe madhësi të ndryshme.

3. Si reagojnë ndaj lotëve tanë

Kështu pra, një nga një, pronarët e qenve u pozicionuan pas një dere transparente. Në mënyrë që kafshët e tyre të mund t’i shikonin dhe t’i dëgjonin. Dhe ndërsa qentë uleshin jashtë derës, pronarëve iu kërkohej të këndonin ose të qanin.

4. Ata vrapojnë drejt nesh

Rezultati? Sapo qentë dëgjuan të zotin e tyre duke qarë, në shumicën e rasteve, ata vrapuan për t’i hapur derën e për ta ngushëlluar. Madje e hapën derën tre herë më shpejt se në rastet kur pronari këndonte ose i thërriste.

5. Sidoqoftë, jo të gjithë…

Por, të tjerët mbetën si të paralizuar nga lotët e pronarëve të tyre. Jo sepse mungonte një lidhje e fortë. Por sepse, siç kanë vërejtur shkencëtarët, nivelet e tyre të stresit ishin shumë të larta. Aq sa për të mbetur të palëvizur.

6. Kujdesen për ne

Qentë perceptojnë në mënyrë të përkryer ndjenjat tona. Dhe si “miqtë tanë më të mirë” kanë treguar se dinë të kujdesen për ne njerëzit.

7. T’i përkëdhelësh na bën mirë

Të përkëdhelësh qenin është gjë e mirë. Ul nivelet e stresit dhe presionin e gjakut. Por mbi të gjitha, përkëdhelja ndaj tij na bën të prodhojmë shumë oksitoksinë: hormonin e lumturisë. Në këtë mënyrë ne zvogëlojmë stresin, tensionin muskular dhe ankthin.

8. Me to kthehet na humori i mirë

Na ngushëllojnë si të munden, qoftë edhe nëpërmjet lëpirjeve.

Materiali është përgatitur nga stafi i GT


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.