Një qen për fëmijët? Ja kush janë 30 racat më të mira

Jo pa arsye qentë quhen miku më i mirë i njeriut! Qentë, në fakt, janë kafshë shtëpiake të përshtatshme për të bashkëjetuar në një shtëpi ku ka fëmijë, pasi pothuajse gjithmonë kanë kënaqësi të madhe dhe janë shumë të disponueshëm të përkëdhelen dhe të luajnë me fëmijët e vegjël.
Vazhdojmë leximin dhe hidhini një sy racave më të përshtatshme për t’i bërë shoqëri fëmijës tënd.
30. Scottish terrier

Të shkathët dhe të pavarur, këta këlyshë të vegjël mund të duken të painteresuar për të huajt, por i duan pa fund njerëzit e tyre…
29. Chinese Crested Dog – Qen kinez me kreshta
I ëmbël, lozonjar dhe i dashur, ky qen do ta adhurojë fëmijën tënd…
28. American Foxhound

Janë të sjellshëm, inteligjentë dhe besnikë. Për nga natyra janë kafshë perfekte shoqëruese edhe për të vegjlit fare…
27. Afghan Hound
Janë elegantë dhe madhështorë, nuk kujdesen shumë për të huajt, por nëse bëhesh pjesë e tufës së tyre, zemra e tyre është e gjitha e jotja…
26. Pembroke Welsh Corgi

Të shoqërueshëm dhe mbrojtës, këta këlyshë bëjnë gjithçka për t’u siguruar që njerëzit e tyre të jenë mirë…
25. Bolognese
I rezervuar dhe i urtë, qeni i racës Bolonjeze është i famshëm për besnikërinë ndaj njeriut të tij, përfshirë më të vegjlit…
24. Bloodhound

I quajtur edhe qeni i Saint Hubert-it është një gjahtar i zoti, por edhe shumë i ëmbël, gjë që e bën ideal për një familje…
23. Airedale terrier
Të shoqerueshëm, të këndshëm, miqësorë dhe guximtarë, këta qen duan t’i kënaqin njerëzit e tyre. Për më tepër, Airedales janë shumë të stërvitshëm dhe të bindur…
22. Chow chow

Kanë gjuhë vjollcë dhe mund të jenë të tërhequr e të pavarur, por janë edhe shumë besnikë ndaj njerëzve të tyre…
21. Boston terrier
Të gjallë dhe inteligjentë, Boston terrier janë shumë miqësorë dhe do ta kalonin të lumtur ditën jashtë, bashkë me fëmijët përpara se të vendosin për një sy gjumë (dhe të përkëdhelen)…
20. Dachshund

Dachshunds janë të dashur dhe të përkushtuar ndaj njerëzve të tyre. Gjithashtu, janë tepër të durueshëm dhe të qetë, duke i bërë perfektë për të sapolindurit dhe fëmijët e vegjël…
19. Cavalier King Charles spaniel
Të patrembur dhe të adaptueshëm, këta këlyshë janë po ashtu edhe krijesa mjaft lozonjare dhe të shoqërueshme që do të shkonin dakord me këdo…
18. Setter irlandez

Janë shumë të dashur dhe të shoqërueshëm dhe nuk u pëlqen të qëndrojnë vetëm, kështu do të jenë shoqëria perfekte për fëmijët tënd…
17. Vizsla hungarez
I sjellshëm dhe shumë i gjallë, ky qen pëlqen të vrapojë dhe di të përballojë një sasi të madhe aktivitetesh…
16. Bull terrier

Ka një arsye të mirë që këto krijesa me hundë të gjatë janë kaq të njohura. Janë miqësorë dhe shumë të stërvitshëm dhe përshtaten mjaft mirë me një familje me fëmijë…
15. Australian shepherd
Këta pastorë australianë janë qen aktivë, të disponueshëm që priren të jenë shumë mbrojtës me “tufën” e tyre…
14. Bichon à poil frisé

Janë super të dashur dhe të sjellshëm, të përsosur për një shtëpi plot me fëmijë…
13. Dalmat
Dalmati është energjik dhe i dashur, dy karakteristika thelbësore për një qen të përshtatshëm për fëmijë…
12. Mastiff

Mos u impresiono nga pamja e jashtme e tyre. Mastifët janë qen me natyrë të mirë dhe shumë mbrojtës ndaj njerëzve të tyre, veçanërisht atyre më të dobët…
11. Boxer
Të patrembur dhe të përkushtuar, boxer janë të mrekullueshëm me të sapolindurit dhe me fëmijët falë personalitetit të tyre të sjellshëm dhe besnik…
10. Mongrel

Shpesh, një mongrel rezulton të jetë më i i përsosuri mik me katër këmbë për çdo shtëpi, duke pasur parasysh se në përgjithësi zotërojnë një gamë të gjerë karakteristikash që i bëjnë ata inteligjentë dhe pranues…
8. Pit bull
Pavarësisht reputacionit që kanë, pitbullët janë qen të dashur që adhurojnë të kënaqin njerëzit e tyre. Reputacioni i keq është tërësisht për faj të pronarit dhe jo racës, kështu, të stërvitur korrektësisht janë qeni ideal për një familje me fëmijë…
7. Labrador retriever

Labradorët janë ndër racat më miqësore që përshtaten mirë në familje. Janë të shkëlqyer me fëmijët …
6. Barboncino
Barbonçinët janë ndër racat më të zgjuara të qenve, duke i bërë ata kafshë shtëpiake të përsosura, pasi mësojnë shpejt dhe i ndjekin rregullat. Janë po ashtu krijesa të sjellshme, miqësore dhe besnike…
5. Newfoundland dog

Këta gjigantë të sjellshëm karakterizohen nga një personalitet lezonjar dhe janë shumë mbrojtës, aq saqë me siguri do të bëhen miku më i mirë i të voglit tënd…
4. Bulldogu anglez
Të bindur dhe gregarë, janë edhe qen shumë besnikë, mbrojtës dhe të dashur me fëmijët…
3. Border Collie

Jashtëzakonisht inteligjentë, Border Collie jo vetëm që do të kujdeset dhe do të ndihmojë në rritjen e fëmijës tënd, por edhe do të jetë krenar që e bën një gjë të tillë…
2. Beagle
Beagles janë të sjellshëm dhe të vendosur, karakteristika perfekte për një qen që do të kalojë kohë me fëmijët…
1. Golden retriever

Golden Retriever janë në vend të parë të klasifikimit të qenve për familje për disa arsye: ata janë të sjellshëm, të besueshëm, miqësorë dhe besnikë, ka shumë mundësi që ata mund t’i duan fëmijët tuaj më shumë se ju.