GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Një udhëtar në kohë na tregon nga TikTok se si do marrë fund bota

Si do të përfundojë bota? Ka të bëjë një T-Rex i ri, një portal ndërdimensional dhe një racë alienësh. Na tregon për këtë në TikTok një udhëtar në kohë

Si do të përfundojë bota? Kjo është një pyetje që ia bëjmë shpesh vetes, të paktën kur gjendemi përballë pyetjeve ekzistenciale. E pra, duket se nga TikTok dikush ka dalë që e e ka parë tashmë atë që do të ndodhë. Është një i vetëquajtur “udhëtar në kohë”, i cili thotë se ka parë vitin 2714.

“Rrugë? Aty ku po shkojmë nuk ka nevojë për rrugë”. Kështu Doc Brown i thoshte Marty McFly në Back to the Future – Rikthim në të ardhmen. E, me sa duket, edhe në të ardhmen e shpallur nga aestetictimewarper duket se nuk ka nevojë fare. Mbi të gjitha sepse do të gjendemi përballë shumë problemeve të tjera.

Praktikisht, sipas profecisë së tij, një ditë jo shumë të largët tre djem do të bëjnë një gabim të madh, që duket se del direkt nga ndonjë film fantastiko-shkencor i përzier me botën e Jurassic Park apo atë të Jumanji. Skenarë jo tamam qetësues, pra.

Kështu, tre djem do të gjejnë një vezë Tyrannosaurus Rex dhe, duke u përpjekur ta hapin, do të hapin një lloj portali që mund të çojë në një univers paralel. Siç na mëson fantashkenca, ngjarje të këtij lloji nuk janë kurrë pararendëse të ndonjë gjëje të mirë.

Dhe, në fakt, nga hapja e portalit drejt një universi paralel, vetëm probleme do të vijnë për Tokën dhe për të gjithë racën njerëzore.

Kështu, hapja e portalit, me kalimin e kohës, do të sjellë një shi të vërtetë meteorësh që do të përfundojnë duke goditur me shpërthime planetin tonë. Por, nëse këto nuk ia arrijnë të shkatërrojnë njerëzimin, për të do të kujdeset një qytetërim alien që stuhia asteroide do të sjellë me vete në sipërfaqen tokësore.

Pak dihet mbi detajet e mëtejshme të ngjarjeve, por, me shumë mundësi, këta jashtëtokësorë do të shtyjnë drejt një lufte të vërtetë kundër asaj që mbetet nga raca njerëzore, duke e shkatërruar përfundimisht dhe plotësisht. Një armagedon me përmasa biblike që, shpresohet, të jetë thjesht vetëm një vepër e madhe fantazie që ka ardhur nga mendja e aestetictimewarper.

Por, nëse do të bëhej fjalë për një udhëtar të vërtetë në kohë, do të ishim vërtetë të marrë fund. Tani për tani, jeni të paralajmëruar: nëse gjeni një vezë T-Rex, dorëzojeni në ndonjë muze dhe në mënyrë absolute mos e hapni!

You might also like