fbpx





- SPONSOR -






- SPONSOR -

Një Zonjë që vetëm mbrohet. PSE?

Analiza / Chiellini, sa rëndon K.O-ja e tij. Bonucci, shumë i përdorur. Kështu ra muri i Juves. Skuadra nuk i ka përçuar si duhet idetë e teknikut Sarri. Mungesa e kapitenit ndjehet edhe në nivel karakterial. Rritja e De Ligt dhe rikuperimi i Demiral janë lajmet e mira

1 – DËMTIMET/ Mungesa të rëndësishme. Mbrojtja gjithmonë në emergjencë

● Të humbësh dy lojtarë në të njëjtin repart për të njëjtin dëmtim, shumë serioz, është edhe ky një rekord në vetvete, edhe pse negativ: në fillim Chiellini e më pas Demiral u dëmtuan rëndë, duke e vënë Sarrin në një emergjencë të vazhdueshme në mbrojtje dhe Bonucci (i konsideruar i domosdoshëm në mungesë të personalitetit dhe përvojës së Giorgio-s) që i duhej të luante edhe kur duhej të mbushej me frymë.

Mungesa e zgjatur e kapitenit ishte shumë e rëndë, edhe për peshën që ai ka në dhomën e zhveshjes. Chiello u dëmtua në fillim të sezonit, u kthye pak para ndalesës së kampionatit dhe më pas pati edhe disa probleme të tjera të vogla që vonuan shërimin e tij.

I hyrë papritmas si titullar kundër Sassuolos javën e kaluar, u ndalua sërish nga një problem në pulpë: rrezikon të mbyllë këtë vit të mbrapshtë me 4 ndeshje dhe 1 gol, por sidoqoftë synimi është të jetë gati për ndeshjen e rradhës së Champions League. Demiral (7 ndeshje në kampionat) u dëmtua në janar, kur Sarri e pati promovuar titullar, sapo është rikthyer në skuadër. Është në rregull por sigurisht i mungojnë kushtet dhe mbi këtë po punon stafi bardhezi.

Pa harruar që De Ligt po luan prej muajsh të tërë me një shpatull jo në rregull. Të ketë të paktën një nga dy në dispozicion me siguri që do ta ndihmonte Sarrin, veçanërisht në këtë periudhë në të cilën po luan në një cikël të vazhdueshëm.

2 – TAKTIKA / Mesazhi sarrian nuk është përthithur

● Paradoks është se deficiti më i dukshëm i Juventusit sarrian duket në aspektin më të kujdesur nga trajneri. Sarri ka qenë gjithmonë një maniak i vërtetë e fazës mbrojtëse dhe në Torino nuk i ka ndryshuar huqet: orë e orë stërvitje mbi pozicionime, në daljet përpara të anësorëve dhe në skemat mbi topat joaktivë, kur lojtarët bardhezi mund të bënin edhe pa to.

Por rezultatet nuk po shihen. Faji nuk është ndryshimi në filozofi (Sarri dëshiron një vijë shumë të lartë mbrojtëse për ta mbajtur skuadrën të shkurtër dhe të shkojë menjëherë në sulm ndaj kundërshtarit) por në përshtatje: ky Juventus nuk mbron më si skuadër dhe shumë gola kanë ardhur për shkak të gabimeve individuale. Në golin e parë të pësuar në Udine, për shembull, Alex Sandro ishte jashtë pocioni.

Në krahasim me të kaluarën, mungojnë aplikimi dhe vëmendja. Skuadra jep shpesh përshtypjen se është jo e bashkuar dhe nuk ka më egërsinë në markim të viteve të kaluara, gjë që i mundësonte asaj t’ia dilte edhe situatave më të ndërlikuara. Problemet shtohen në përpjekjen për t’u mbrojtur ultazi, duke u përpjekur për t’ju rikthyer metodologjisë së vjetër për të larguar presionin dhe duke krijuar në këtë mënyrë një hibrid që vetëm gjeneron më shumë konfuzion.

Përshtypja është se Juventus ende nuk ka mësuar të mbrohet në mënyrën sarriane (“Na kërkon lëvizje krejtësisht të ndryshme nga sa kemi bërë me Allegrin”, ka thënë Bonucci në fillim të sezonit), por nuk është më në gjendje as të rikthehet në metodën e vjetër.

3 – MESFUSHA / Anësorët kanë vështirësi për të bërë fazën e dyfishtë

● Kur pësohen shumë gola, nuk është vetëm faji i mbrojtjes, por edhe i një mesfushe që nuk arrin të filtrojë. Reparti i mesëm praktikisht është ai më i rrezikuari, mes dëmtimesh (Khedira me më shumë mungesa nga të gjitha, por edhe Ramsey ka qenë shpesh out) dhe ekuilibrash ende për t’u gjetur.

Për të mbajtur vazhdimisht një qëndrim ofensiv, skuadrat e Sarrit kanë nevojë për anësorë që dinë t’i luajnë të dyja fazat, domethënë të ndërfuten përtej linjave të mbrojtjes kundërshtare, si dhe të kthehen me një frymë në mbrojtje. Tridenti i streson anësorët, e për këtë arsye trajneri aktual preferon më shumë lojtarë dinamike, alla Bentancur. Jo rastësisht Juventus mori edhe Arthur nga Barcelona për 2020-21, me bekimin e trajnerit, i cili megjithatë ka kërkuar një tjetër lloj lojtari të madh në mesfushë.

Sarri ka vazhduar me tentativat, duke ndryshuar shpesh, por pa gjetur kurrë një formulë të kënaqshme: e filloi me Pjanicin në regji, që tani është lënë mënjanë, për ta mbyllur me Bentancur; ka alternuar Matuidi me Rabiot (që pati një nisje të keqe, por u rrit në këtë fazë përfundimtare) në të majtë; shpresonte se mund të merrte një ndihmë nga Ramsey të paktën në këtë fazë post lockdown dhe nuk ka besuar tek Emre Can, që u shit në janar.

Rezultati: për të patur më shumë cilësi, në disa raste ka sakrifikuar qëndrueshmërinë dhe anasjelltas, pa arritur asnjëherë të gjente kompromisin e duhur.

4 – NUMRAT / 11 penallti kundër, janë shumë

● Në Udine Juventus pësoi gol e minutat e 37-të dhe të 38-të në kampionat dhe për herë të dytë Sarri vuri në dyshim penalltitë e pësuara: “Ne pësuar shumë gola, por kemi patur edhe shumë penallti kundër: nuk është një numër që zakonisht vuajnë ekipet e mëdha. Është e vërtetë që është rritur për të gjithë, është rekord i të gjitha kohërave, por për ne në përqindjeje është rritur më shumë”.

Të dhënat sezonale thonë se Juventus është i dyti (11), pas Leçes, për penalltitë kundër dhe i katërti (gjithnjë 13) për ato të dhëna. Nëse do të shohim atë që ndodhte në të kaluarën, është hera e parë në 14 sezonet e fundit që Juventus ka kaluar pragun e 10 penalltive kundër. Në veçanti, në 8 vitet e fundit Juventus nuk kishte shkuar kurrë më shumë se 5.

Padyshim që rregulli i ri mbi prekjet në zonë, që ka kontribuar në rritjen e përgjithshme të penalltive, ka të bëjë. Por nuk mjafton të justifikosh 13 golat e pësuar më shumë se sa në të njëjtën kohë të vitit të kaluar të Allegrit.

Juventus gjithmonë e ka përfundar me mbrojtjen më të mirë kur ka fituar kampionatin, por në të kundërt, skuadrat e Sarri kanë vuajtur gjithmonë defektin e pësimit shumë: Chelsea që fitoi Europa League kishte në Premier të njëjtin numër golash të pësuar si Juventusi në SerieA, në të njëjtën pikë të sezonit vetëm me Napolin më 2017-18, 3 javë nga fundi ai ishte nën kuotën e 30 golave të pësuar. Megjithatë, me asnjë nga këto skuadra, Sarri festoi kampionatin.