Vazhdojmë udhëtimin tonë në rizbulim të këngëve që, përgjatë dekadave, kanë trajtuar çështjen raciale duke e dënuar pa asnjë hezitim atë (KËTU pjesa e parë). Nga gurët ushtarakë të Billie Holiday dhe Sam Cooke, pionierët e betejave për të drejtat civile, deri te vepra e fundit tronditëse e Childish Gambino që tregon një histori pak a shumë të ngjashme me atë të George Floyd, viktimë e abuzimit të pushtetit nga policia.
A Change Is Gonna Come – Sam Cooke (1964)
Sam Cooke pati një jetë të shkurtër dhe të mundomshme, gjë që e bëri në shumë raste të përplaset me padrejtësitë e botës, si personalisht ashtu edhe shoqërisht. Bob Dylan një vit më parë kishte shkruar baladën pacifiste ‘Blowin’ in the Wind’ i frymëzuar nga një këngë zezakësh proteste dhe, në një lloj reflektimi ekzistencial, pikërisht nga kjo këngë u frymëzua Cooke për të kompozuar atë që do të bëhej himni i padiskutueshëm nga Lëvizja për të Drejtat Civile.
Imagine – John Lennon (1971)
Megjithë spiritualitetin e fortë, John Lennon shihte në këtë këngë – të destinuar për t’u bërë simbol – projektin e një utopie laike, e përqendruar plotësisht mbi njerëzimin në esencën e saj, pikërisht po aq esenciale ishin piano e bardhë dhe dhoma e famshme në të cilën u realizua. Teksti përqendrohet në një vizion paqeje dhe vëllazërimit ideal, që vetëm aftësia imagjinative e njeriut mund ta konkretizojë në një botë që jeton ende në diferencim dhe mosbesim.
This Is America – Childish Gambino (2018)
Që nga vdekja e Stephon Clark – njëzetedy vjeçari me ngjyrë i vrarë nga policia e Sacramento që kishte “ngatërruar” telefonin e tij celular me një pistoletë – aktori dhe këngëtari Childish Gambino demonizon me ironi groteske tërheqjen e lehtë të gishtit nga amerikanët, indiferencën me të cilën tmerri i masakrave kapërcehet brenda disa çasteve për të rënë menjëherë në të njëjtat hipokrizi, nën shenjën e perëndisë para (e lehtë) që galvanizon dhe nënshtron në mënyra të ndryshme të bardhin dhe të ziun, por sidoqoftë deformon realitetin. Muzika e gjallë dhe një sërë stereotipesh çojnë lehtësisht në spiralen e tmerrit, si sheqeri që dekoron pilulën dhe i anestezon popujt. Domethënës janë trupat e balerinëve të stilizuar në një koreografi ekspresioniste dhe deformuese. Një video absolutisht për t’u parë, për të reflektuar.
The Way It Is – Bruce Hornsby and The Range (1986)
Xhazi i parë nga vitet ’80, një debutim shumë i suksesshëm që sjell Bruce Hornsby në skenën ndërkombëtare. Mjaft origjinal, përball me sinqerisht çështje të nxehta sociale, siç janë dallimet klasore, ndarja racore dhe beteja e ngadaltë dhe e vështirë për të drejtat civile. E gjithë kjo do të bëhet më e qartë në vitet Nëntëdhjetë me kopertinën e ‘Changes’ të Tupac Shakur, të regjistruar në Interscope Records, ku sugjerohej që përballmi i abuzimit të policisë dhe vetëshkatërrimi i afroamerikanëve të bëhej me ndryshime, së pari të brendshme dhe më pas sociale.
People Are People – Depeche Mode (1984)
Sipas autorit Martin Gore kënga tregon për ato pyetje ekzistenciale që lidhen me racën, mahnitjen që kap njeriun e shëndetshëm, atë që nuk mund të shpjegojë ndryshimet midis të bardhës dhe të zezës, duke qenë se janë krijuar të gjithë të barabarta në Tokë. Por Alan Wilder dhe videoklipi përqendrohen më shumë tek konfliktet ushtarake dhe diferencat e krijuara në tavolinë nga ajo ngarkesë psikologjike, që ishte Lufta e Ftohtë. E rëndësishme është që goditja elektropop e grupit arriti kulmin këtu duke përpërçuar një mesazh të gjithëve, sidoqoftë mjaft të rëndësishëm.
Strange Fruit – Billie Holiday (1939)
Pasazhi i Abel Meeropol është paraardhësi i këngëve denoncuese kundër ndarjes racore. E zymta, e dhimbshmja, makabrja gjen në zërin e Billie Holiday një homolog të ëmbëlsisë shkatërruese femërore. Lady of Blues i mbyllte spektaklet e saj pikërisht me këtë kryevepër, duke kënduar me sy të mbyllur, e ndriçuar vetëm nga një far i vogël nën shi, sikur të ishte duke parë nga nga brenda, një nga një, ato fruta të çuditshme të gjata dhe të errëta prej mishi njerëzor, që vareshin nëpër pemët e Jugut… Ka nga ata që e përkufizuan këngën “Black Marseillaise” dhe domethënia e saj revolucionare është akoma e dhe sot e pakrahasueshme.
Trouble In Town – Coldplay (2019)
E gjithë kënga denoncon trajtimin e rezervuar për “jo të bardhët” në vendet perëndimore, dhe në fund dëgjojmë audion e një agjenti që dhunon një njeri me ngjyrë, një episod që daton më 2013 në Pensilvani, kur një polic ndaloi dy në Filadelfia dy këmbësorë të paidentifikuar. Shpërtheu më ps edhe një polemikë mbi mbulesën islamike, të përdorur që nga viti 1979 si një kafaz kastrues i feminitetit. Videoja e këngës, e frymëzuar nga ‘Ferma e Kafshëve’ e George Orwell, denoncon regjimet e majta dhe ato shoqëri totalitare dhe hipokrite që sheh disa të Barabartë “më të barabartë se të tjerët”. Emblematiku e periudhës që po jetojmë kreu i shtetit dhe presidentin amerikan, të përfaqësuar në roman si dhe në videoklip nga një derr, jo shumë i ndryshëm nga ata që kanë qenë ulur në atë poltron. Të ardhurat nga kënga dhe videoja shkojnë të gjitha për Progetto Innocence dhe ACFS, një organizatë bamirësie për fëmijët në nevojë në Afrikën e Jugut.