“Nuk do të rreshtësh kurrë së ndriçuari, mama”: lamtumirë Ella Travolta
Lamtumira ngashëryese e 20-vjeçares Ella Travolta për nënën e saj Kelly Preston, e vrarë nga kanceri i gjirit në moshën 57 vjeç
Pas njoftimit në rrjetet sociale të John Travolta për vdekjen e së shoqes Kelly Preston, e vrarë në moshën 57 vjeçare nga kanceri i gjirit, një mesazh i thjeshtë, i drejtpërdrejtë, duke kërkuar mirëkuptim për të ardhmen e afërt, e cila do ta shohë aktorin larg skenave dhe nga qendra e vëmendjes për të qenë pranë fëmijëve, mbërrin edhe më prekëse lëvizja e vajzës Ella.
Vajza e dytë e John dhe Kelly, që në moshën nëntë vjeçare, u gjend duke i thënë lamtumirën të vëllai (djali i madh Jett, që lindi në 1992 dhe vdiq në 2009 pas një rrëzimi në shtëpi), në moshën 20 vjeçare është gjendur përsëri përballë një provë e vështirë: vdekja e nënës, ende e re, pas dy vjet beteje kundër një tumori.
Ella, 20-vjeçare e rritur para kohe, një vajzë me këmbë në tokë, diskrete, gjithnjë një hap pas prindërve të saj, edhe kur ajo recitoi bashkë me babanë e saj dhe ka shkelur red carpet-et më të rëndësishëm, ka postuar një fotografi të nënës së saj Kelly Preston dhe një mesazh në llogarinë e saj në Instagram plot dashuri.
Nuk kam takuar kurrë asnjë të guximshme, të fortë, të bukur dhe të dashur si ti.
Kushdo që ka pasur fatin të të njohë apo të ketë qenë ndonjëherë në praninë tënde, do të është dakord me faktin që ke pasur një shkëlqim dhe një dritë që nuk do të ndalë kurrë së shkëlqyeri dhe që bënte menjëherë të lumtur cilindo që ishte pranë teje. Faleminderit që ke qenë gjithmonë për mua, s’ka rëndësi se si.
Faleminderit për dashurinë tënde. Faleminderit për ndihmën dhe faleminderit edhe që e bëre këtë botë një vend më të mirë. E bëre jetën kaq të bukur dhe unë e di që do të vazhdosh ta bësh përgjithmonë. Te dua shumë, mami