Nuk tingëllon fiks si një “Whatever it takes”
Lagarde përpiqet të sigurojë tregjet: “Covid nuk do të shkaktojë një krizë të re të euro-s”
Laura DANI – “Do të kemi vlerësimet e reja brenda pak ditësh, por ka shumë të ngjarë që një skenar i favorshëm tani është jashtë mundësive dhe se rënia e PBB-së do të jetë në gjysmën e rrugës midis skenarit të ndërmjetëm (-8%) dhe skenarit më serioz, që është pak më shumë se -12% “.
E tha në European Youth Event 2020 Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, duke folur për ndikimin e Covid në PBB-në e Eurozonës në vitin 2020. PBB “do të bjerë më shumë sesa gjatë krizës së madhe financiare: atëherë rënia ishte midis -4 dhe – 5%, tani ka mundësi të jetë dyfish. Kjo do të varet nga sa shpejt do të dalim nga lockdown, nga gradualiteti i rimëkëmbjes, nga sektorët e prekur”.
“Jo, përgjigjja është jo”, ka thënë presidentja e BQE në përgjigje të pyetjes nëse pandemia, duke shkaktuar një borxh të rëndë të disa shteteve, do të provokojë një krizë të re financiare në eurozonë. “Të gjitha vendet e botës kanë mundur të përgjigjen duke rritur borxhin e tyre”, tha Lagarde. “Është dashur të merren masat, çfarëdo që të ndodhë. Përdorimi i borxhit jo vetëm që rekomandohet, por është rruga që duhet ndjekur”.