Nxirren armët në SHBA, mijëra njerëz kundër karantinës në Michigan
Protestuesit bërtisnin “Lock it in cell” (Mbylleni në qeli) kundër guvernatores Whitmer, duke lëshuar britmën e betejës trumpiane të vitit 2016
Në Michiganin e paralizuar nga epidemia, në të cilin e vetmja lëvizje është ajo e linjës që numëron infeksionet dhe viktimat e koronavirusit – përkatësisht 28,000 dhe 1.900 deri më 16 prilli – mijëra njerëz protestuan, disa madje edhe duke rrokur armët, kundër lockdown të vendosur nga guvernatorja demokrate Gretchen Whitmer, që i ka zgjatur rregullat e distancimit shoqëror deri më 30 Prill. Ditët e fundit, Whitmer e ka bërë edhe më të rreptë urdhrin e saj ekzekutiv, duke i kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe bizneseve “jo të domosdoshme” të qëndrojnë të mbyllura, por duke shtuar një seri ndalimesh të tjera: ai që për guvernatoren ishte një vendim i domosdoshëm për kufizimin e përhapjes së virusit, për kundërshtarët e saj republikanë, ishte një shtrëngim “i panevojshëm ndëshkues”.
Për këtë arësye, të martën, katër qytetarë e kanë denoncuan atë për shkeljen e Amendamentit të Parë dhe të Katërt të Kushtetutës Amerikane, ajo që sanksionon lirinë e fjalës dhe të grumbullimit paqësor, dhe që ndalon rrëmbimet. “Është duke përdorur çekiçin kundër një milingone: ka mënyra të tjera për të ndërmarrë masa pa shkelur kushtetutën, siç po bën guvernatorja”, ka shpjeguar avokati David Helm për një transmetues lokal.
Këtu e mori shtytjen edhe protesta, e cila dje kërcënoi bllokimin për gjatë gjithë mëngjesit të kryeqytetit të Miçiganit. “Po na çon në falimentim dhe ne do të marshojmë drejt Lansing”, thanë përfaqësues të Michigan Conservative Coalition dhe të Michigan Freedom Fund, të cilët organizuan tubimin para parlamentit shtetëror duke e quajtur atë një “operacion gridlock”, për të denoncuar ngërçin e një ekonomie që në tre javë ka parë të zhduken 16.5 milionë vende pune (pa llogaritur emigrantët e parregullt të cilët nuk mund të aplikojnë për mbështetje nga shteti). Qindra automjete, pick-up dhe furgonë rrethuan mëngjesin e djeshëm në formën e një karuseli të zhurmshëm parlamentin e Lansing, duke i rënë burive, bllokuar trafikun e qytetit dhe duke tundur në shenjë proteste banderola dhe flamuj amerikanë. Grupe protestuesish u mblodhën më pas tek shkallët e parlamentit, nën dëborë, duke tundur armët dhe duke intonuar britmën e betejës trumpiane të zgjedhjeve të vitit 2016. “Lock Her Up, Lock Her Up”, këndonin ata – “mbyllei në qeli” – duke ricikluar kundër Whitmer sloganin e përdorur ndaj Hillary Clinton katër vjet më parë. Nuk është rastësi: Whitmer është ndër pesë gratë që Joe Biden po e vlerëson si zëvendëspresidente, dhe që Trump e ka sulmuar publikisht me javë të tëra, duke e përkufizuar ndër të tjera edhe si “gruan e Michigan”.
“E kuptoj rëndësinë e luftës ndaj virusit, por ndoshta po na mbyllin shumë gjëra”, tha njëri prej tyre, Tom Hughes, për rrjetin Wilx, duke shpjeguar se ai ishte detyruar të mbyllte biznesin e tij të vogël. “Është dashur të urdhëroheshin kufizime për njerëzit e sëmurë, jo për ata me rrezik të ulët,” tha Monica Monzo, duke trteguar se punon në sektorin e kujdesit shëndetësor. “E humbur një herë, liria humbet përgjithmonë”, lexohet bë një tabelë të varur nga një furgon duke marshuar nëpër rrugët e Lansing. “Siguria, pa liri, është një burg”, do të konfirmonte një tjetër, që qëndronte në lëndinë e parlamentit ku, sipas policisë lokale, u mblodhën rreth 100/150 njerëz.
“Unë preferoj më mirë të vdes nga koronavirusi sesa të shoh biznesin tim, i cili po reziston prej brezash të tëra, të falimentojë”, tha për Detroit Free Press, Justin Heyboer, pronar i një ferme familjare në Alto, duke kërkuar më pas falje për fjalët e përdorura. Një kartelë denonconte “abuzimet e Whitmer”, por injoronte shkallën e lartë të mbështetjes ndaj guvernatores: 71% e të anketuarve, ditët e fundit, thanë se ishin në favor të mënyrës së menaxhimit prej saj të emergjencës. “Nuk ka dyshim se e ka ngadalësuar përhapjen e Covid-19”, tha Paula Autry, administratore e deleguar e Henry Ford Allegiance Health, një nga sistemet kryesore spitalore të Michigan. “E dimë se kjo demonstratë u zhvillua në kurriz të shëndetit të njerëzve”, komentoi Whitmer, duke shpjeguar se rezultati i vetëm është rreziku i zgjatjes së mëtejshme të urdhrit për të qëndruar në shtëpi. “Kemi një sfidë unike këtu në Michigan që kërkon një zgjidhje unike”, shtoi ajo.
Në një letër nga Michigani të botuar para disa ditëve në buletinin e mbrëmjes së Politico, korrespondenti Tim Alberta tregonte se kishte takuar disa votues gjatë këtyre javëve, të cilët miratojnë menaxhimin e emergjencës së koronavirusit nga Donald Trump. Në të njëjtën kohë, shpjegon ai, ka takuar të tjerë – “ndonjëherë të njëjtët” – të cilët vlerësojnë performancën e Guvernatores Whitmer, një yll në ngritje i partisë “e bërë papritmas një zgjedhje chic si zëvendëse e Bidenit” në garën për në Shtëpinë e Bardhë. Edhe pse nuk ka kuptim të flasim për politikë në këto momente, shkruan Alberta, “duhen marrë në konsideratë implikimet politike” të gjithë kësaj: ky është një vit elektoral dhe këtu, në vitin 2016, Trump mori një fitore prej vetëm 10,704 vota”. Rruga për në Shtëpinë e Bardhë, me pak fjalë, kalon këtu, dhe, ajo që ndodh në Michigan mund të ketë pasoja për të gjithë planetin.
Nuk është e rastit pra, që jehona e këngëve të Lansing u përcoll në të gjithë pjesën tjetër të Amerikës falë Fox News, e cila përgjatë gjithë ditës transmetoi imazhet që vinin nga Michigan, dhe me komentuesit e saj mbështeti protestat. “No to the Nany State”, titullohej në krye të faqes së internetit të transmetuesit ultra të djathtë, duke i dhënë zë një spoti mbi teorinë që gjallëron sot botën konservatore, atë të shtetit ndërhyrës federal që kufizon lirinë e qytetarëve. “Është koha për të rimarrë lirinë”, ka twittuar gazetarja Laura Ingraham, duke i bërë thirrje pjesës tjetër të Vendit të ndjekë shembullin e Miçiganit dhe “të luftojë për të drejtën e tyre për të punuar, udhëtuar, mbledhur, shoqëruar dhe lutur”. I njejti koncept është shprehur më parë edhe nga Jeanine Pirro, një tjetër gazetare e transmetuesit, për të cilën “fryma amerikane është shumë e fortë dhe qytetarët nuk do ta lenë veten të nënshtrohen. Shpresojmë – përfundoi ajo – që ajo që ndodhi në Lansing të përsëritet kudo”: protesta të ngjashme, raporton USA Today, kanë ndodhur gjithashtu edhe në Kentucky, North Carolina, Ohio, Virginia dhe Utah. Teori, të cilat bazohen në luftën e fundit kulturore midis dy partive – asaj për distancimin shoqëror – duke konfirmuar se, në një vit zgjedhor, ekonomia duket se është shumë më e rëndësishme sesa shëndeti i qytetarëve, siç tha – si nëpër dhëmbë – deputeti republikan i Indianës, Troy Hollingsworth pak ditë më parë.
Në CNN, analisti politik Chris Cillizza shtroi publikisht pyetjen nëse objektivisht stay-at-home (qëndrimi në shtëpi) e kërkuar nga Withmer nuk ishte pak si shumë i ashpër, por shton se demonstrimi i djeshëm tregon në mënyrë të përkryer “linjën e hollë mbi të cilën ecin qeveritarët”: nga njëra anë rrezikojnë të akuzohen se bëjnë shumë pak për shëndetin e qytetarëve, nga ana tjetër akuza mund të jetë ajo e kufizimit të lirive të tyre individuale. E sigurt, megjithatë, është se midis “shkëputjes” së paralajmëruar nga shtetet demokrate për të menaxhuar në mënyrë autonome rivendosjen e ekonomisë pa pasur nevojë t’i nënshtrohen urdhrave të presidentit dhe protestave të armatosura (të amplifikuara nga Fox News) të Miçiganit, në Shtetet e Bashkuara të prekura nga pandemia po fryn një rrymë ajri e keqe.
Materiali është përgatitur nga stafi i GT