Një park i ri skulpturash me vepra të Lee Ufan dhe Tony Cragg
I themeluar nga bashkëshortët Loretta Würtenberger dhe Daniel Tümpel sapo është inaugutuar, parku i skulpturave të tetëqindës të Kështjellës Schwante ndodhet në Oberkrämer në Brandenburg (25 km larg Berlinit). Ekspozita e parë, Skulptura dhe Natyra, që do të mbetet e hapur deri në tetor 2021, mbledh njëzet e katër vepra të autorëve si Jean Arp, Tony Cragg, Dan Graham, Lee Ufan, Alicja Kwade, Monika Sosnowska, Hicham Berrada, Carsten Nicolai, Maria Loboda e Ai Weiwei. Parku mund të vizitohet gjashtë muaj në vit, nga maji deri në tetor.
MEDITIM
Kështjella Schwante u ndërtua në Shtatëqindën nga Erasmus Wilhelm von Redern, pronar i një zone të madhe që ndoshta ka qenë një vend kulti që në kohët e lashta. Sot është i banuar nga bashkëshortët Würtenberger dhe Tümpel, që tani hapin një park skulpturash.
Të shpërndara në 200 mijë metra katrorë të pronës gjenden njëzet e katër punimet e ekspozitës së parë, e cila heton marrëdhëniet midis skulpturës dhe natyrës, duke kërkuar një ndërveprim të ngushtë midis veprave, vegjetacionit dhe hapësirave rurale që ndodhen brenda pronësisë.
Ky bëhet fjalë për një art të mirëfilltë “mjedisor”, por më shumë një përpjekje për t’i bërë veprat para-ekzistuese të jetojnë ndryshe, në një kontekst të veçantë. Por ka edhe dy vepra të porositura për këtë rast, një nga Maria Loboda dhe një nga Carsten Nicolai.
Kjo e fundit në veçanti propozon Echo, një “dhomë meditimi” e frymëzuar nga një vizitë në një vend të shenjtë në Kamboxhia.
NGA BRONZI TEK NEONI
Në ekspozitë, skulptura kuptohet në një kuptim të plotë dhe bashkëkohor, duke përfshirë edhe vepra me neon, si ajo e Martin Creed (një shkrim që thotë “Everything is going to be alright”) dhe ajo e Björn Dahlem (forma gjeometrike të mbajtura pezull midis pemëve).
Është pastaj akuariumi i alteruar me komponime artificiale nga Hicham Berrada, stol i mbuluar me gurë nga David Renggli, format e ndërthurrura të Monika Sosnowska që bashkëveprojnë me hapësirën sikur të ishin arkitekturë e një prej pavioneve transparentë të Dan Graham, vend njëkohësisht i ndarjes dhe bashkimit me natyrën qark. E midis shumë autorëve bashkëkohorë shquhet edhe një pararendës i madh i skulpturës së sotme, inovative edhe duke e parë dekada më vonë: Jean Arp, i pranishëm me Skulpturën Arkitektonike prej bronxi të vitit 1958.