OSBE me kryetar Edi Ramën kundër Trampit

OSBE (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) e cila deri në fund të këtij viti drejtohet nga Shqipëria me kryetar kryeministrin Edi Rama, ka reaguar pas akuzave të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump për vjedhjen e votave.

Në një shkrim në faqen zyrtare, OSBE shkruan se këto pretendime të Trump janë të pabazuara dhe kanë shumë mangësi.

Sipas OSBE-së, akuzat për vjedhje votash, dëmtojnë besimin e publikut në institucionet demokratike.

Gjithashtu theksohet asnjë politikan dhe asnjë zyrtar i zgjedhur, nuk duhet të kufizojë të drejtën e njerëzve për të votuar.

“Askush, asnjë politikan, asnjë zyrtar i zgjedhur, nuk duhet të kufizojë të drejtën e njerëzve për të votuar. Vjen pas një fushate kaq dinamike, duke u siguruar që çdo votë të numërohet është një detyrim themelor për të gjitha degët e qeverisë,”- tha Michael Georg Link, Koordinator Special dhe Drejtues i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE.

“Pretendimet e pabazuara për mangësi sistematike, veçanërisht nga Presidenti në detyrë, përfshirë natën e zgjedhjeve, dëmtojnë besimin e publikut në institucionet demokratike.”


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.