GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Pandemia? Komplot kundër njerëzimit

Intervista e plotë censuruar e Rashid Buttar, mjekut amerikan që tronditi botën

Rashid Buttar, i diplomuar në Universitetin e Uashingtonit, dy specializime në biologji dhe teologji para se të studionte për mjekësi në Desmond University College, i kualifikuar për mjek urgjence, kirurg, është drejtor mjekësor në urgjencën e ushtrisë amerikane, i certifikuar në toksikologjinë e metaleve, mjekësinë preventive dhe bën pjesë në tre shoqëri të ndryshme.

Aktualisht drejton qendrat për mjekësi të përparuar në Kaliforni dhe Karolinën e Veriut, të specializuara në trajtimin e pacientëve me problem në funksionimin e imunitetit, të problemeve të toksicitetit që manifestohen me kancer, arrest kardiak dhe autizëm.

Për më shumë se 20 vjet ka qenë një ndër 50 mjekët më të mirë të Amerikanës. Libri i tij, “9 hapa për të evituar mjekun” ka qenë bestseller dhe është përkthyer në shumë gjuhë.

Këtë javë ai ka bërë një video ku tregon gënjeshtrat që iu treguan botës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, nga Bill Gates, nga shteti, mediat, video është parë nga miliona persona në të gjithë botën.

Mirë se erdhe në program doktor! Tre javë më parë ju e quajtët këtë që po ndodh konspiracion, histeri e shkaktuar për të sjellë frikë në popullsi, bazuar në të dhëna flase.

Këtë javë burime mjekësore pranë administratës së Trump kanë rënë dakord me ty, kur lajmëruan se kanë ndërprerë financimet për OBSH dhe kanë braktisur modelin e CDC dhe se tashmë po punojnë me numra real. Ky është një dokument i Shtëpisë së Bardhë. Të martën Shtëpia e Bardhë ka fajësuar OBSH, ka investiguar për përgjigjet e tyre, deklaratat e tyre, mbi mbulimet e tyre. A na sqaron sesi zbuluat këto gjëra dhe përse të dhënat janë false?

Kur kam dëgjuar për coronavirusin u sigurova që klinikat tona kishin 10 herë më shumë nga një komponent që përdorim shumë.

Kaq ishte. Por, kur fillova të mendoj se ky virus është zhvilluar në 2015 në SHBA dhe është publikuar në revistën “Nature” dhe ku flitet për një kërkim në të cilin merret një virus i disponueshëm dhe modifikohet genetikisht duke i ndryshuar morfologjinë e tij për të rritur funksionet e tij.

Pra, duhet thënë që nga diçka që është tashmë potencialisht i rrezikshëm, bëhet akoma më i rrezikshëm dhe më rezistent duke i futur HIV për të përfituar një virus më vdekjeprurës.

Në 2014 qeveria amerikane ka vlerësuar se këto lloj kërkimesh nuk kishin kuptim, sepse ishte rreziku për një pandemi të mundshme, prandaj nuk e mbështeten këtë lloj kërkimi dhe vendosën moratorium. Por pas kësaj Entoni Fauçi aprovoi miliona dollarë për këtë kërkim.

Vetëm të mendoj për këtë, zemërohem. Fauçi ka shkelur ligjet e qeverisë duke përdorur paratë e taskapaguesve amerikanë për kërkimin që shkaktoi covid19, ai veproi kundër qeverisë, moratoriumeve.

Në 2017 në Universitetin Xhorthtaun ai tha se presidenca Trump do të përballonte një pandemi.

Si e dinte në 2017 se në të 2018, 2019 apo 2020 do të kishte një pandemi?! Nuk mund të parashikosh tre ditët e ardhshme të tregjeve financiare.

Si e dinte ai?! Ai tha se kjo presidencë e Trump do të përballonte një pandemi.

Është e dokumentuar. Dua të them se kur Fauçi thotë këto gjëra dhe nga ana tjetër shkel ligjet për të financuar një kërkim të paguar nga populli amerikan dhe në fund fajëson Kinën, kjo do të thotë se sistemi amerikan e ka falur, po e mbështet, po bllokon gjithçka pa një motiv të duartrokitshëm.

Ka disinformim.

Në fakt kur drejtuesi Operacional i Shërbimit Shëndetësor Publik Amerikan i ka thënë masmediave se modeli i Gates, Fauçit dhe OBSH do të injorohen dhe do të merren në konsideratë vetëm të dhënat objektive, mediat e injoruan, duke thënë se bllokimi do të zgjasë deri në 2022.

Iu tha njerëzve se duhet të shtojnë distancën sociale. Nuk ka asnjë virus apo bakter që kërcen 3 metra! Injorohet çdo aspect i mjekësisë dhe shkencës dhe më shqetëson fakti se dhjetra mijëra mjekë e dinë se kjo pandemi është false dhe po heshtin.

Mbase i tremben refuzimit social ose humbjes se liçencës së tyre.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni