Papagajt pushohen nga puna në zoo sepse fyejnë vizitorët me gjuhë të pahijshme
Kopshtet zoologjike shpesh janë objekt polemikash. Ka nga ata që i vizitojnë për të admiruar kafshët ekzotike të panjohura, ndërsa ka të tjerë që i bojkotojnë sepse kafshët duhet të jetojnë të lira në mjedisin e tyre natyror. Ne shumë do të dëshironim të pyesnim mendimin e atyre që përfshihen drejtpërdrejt, kafshëve, por kemi frikë se ata nuk do të dinë si t’i përgjigjen pyetjeve tona. Megjithatë, ka kafshë që duket se e shpjegojnë veten shumë mirë me fjalë. Ky është rasti i një grupi prej pesë papagajsh që jetojnë në e Lincolnshire Wildlife Park në Mbretërinë e Bashkuar.
Këta papagaj u hoqën sepse kishin filluar të fyenin vizitorët (të cilët zbaviteshin) duke përdorur gjuhë të pahijshme. Për këtë zogjtë mjaft të bukur janë rikthyer në izolimin nga i cili dolën pas lockdownit të shkaktuar nga pandemia e COVID-19.
Papagajtë e Lincolnshire Wildlife Park shfrytëzuan lockdownin pandemik të koronavirusit për të forcuar aftësitë e tyre dialektike.
Grupi i papagajve gri afrikanë ishte adoptuar nga Lincolnshire Wildlife Park më 15 gusht, dhe ishin vendosur të gjithë në një dhomë. Nuk kishte shumë për të bërë në dhomë, kështu që duket se papagajtë u njohën me njëri-tjetrin, duke zhvilluar biseda të llojeve të ndryshme. Por duket se temat e diskutimit ishin mjaft të diskutueshme, sepse papagajtë përfunduan duke i mësuar njëri-tjetrit një repertor të tërë fjalëh të ndyra, fyerjesh dhe tyrpesh.
Zogjtë simpatikë në fakt mësuan një repertor aq të gjërë mallkimesh sa për të bërë edhe një pirat të vjetër të dridhet.
Kështu, sapo dolën nga izolimi dhe të ngazëllyer (më vjen keq, të dashur papagaj) nga mësimi i një gjuhe vërtetë të ashpër, zogjtë simpatikë vendosën ta përdorin atë bagazh të mrekullueshëm gjuhësor të sapo fituar për t’u bërë thirrje të përzemërta njerëzve që vinin për t’i vizituar. Por fatkeqësisht nuk zgjati shumë, sepse përgjegjësit e kopshtit zoologjik vendosën t’i fusnin përsëri në izolim.
Steve Nichols, CEO i Friskney Park, shpjegoi se zogjtë janë në “pushim”, dhe tregoi se për 25 vjet ai ka mikpritur shumë papagaj të cilët ndonjëherë përdorin edhe një gjuhë paksa shumëngjyrëshe.
Shefi i parkut tha se papagajtë kanë mësuar të fyejnë njëri-tjetrin dhe të qeshin. Në fund të fundit, a nuk është kjo që bëjnë miqtë e vërtetë?