GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Papagalli mund 21 studentë të Harvardit në lojën me tre këmbana

Papagalli Psittacus erithacus jeton më shumë se 50 vjet, duke mësuar përmendësh dhjetëra fjalë dhe, nëse keni mundësinë, arrin të mposhtë edhe gjenitë e Harvardit në një lojë klasike të kujtesës.

Ndër të gjithë, Griffin arriti të mundë 21 studentë të universitetit prestigjoz (dhe po aq fëmijë të moshave të ndryshme) në lojën e “tre kambanave”, duke e gjetur se ku ishte fshehur topthi 12 herë nga 14, duke u bërë kësisoj protagonist i një studimi shkencor mbi inteligjencën dhe evolucionin të botuar nga Nature.

Duhet thënë që Griffin nuk është një papagall i zakonshëm. Ai është 22 vjeç dhe që ishte shtatë javësh ai ka jetuar me Irene Pepperberg, psikologen e Harvardit. Edukimi i tij është bazuar gjithmonë mbi lojën dhe tashmë ka qenë prej kohësh subjekt i studimeve njohëse dhe komunikuese.

Profesor Pepperberg i ka mësuar të përsëriste 30 fjalë dhe të kuptojë të paktën 40, përfshirë emrat e ngjyrave. Por për t’u përgatitur për lojën e kambanave nuk ndoqi asnjë lloj përgatitjeje, siguron ajo, duke sqaruar se bëhej fjalë për të testuar pikërisht këtë aftësi të panjohur të vëmendjes dhe kujtesës.

Fillimisht pjesëmarrësve iu kërkua të mësojnë përmendësh pozicionet e dy pom-pomave të kuqe të fshehura nën tre gota, të cilat gradualisht rriteshin në numër dhe pastaj përziheshin herë pas here. Griffin vazhdoi t’i gjejë raundin pas raundit. Vetëm në fund të ditës, saktësia e Griffin u ul, duke bërë dy gabime, por gjithnjë më mirë se 42 konkurrentët e tjerë.

Ndoshta i prekur në krenari, por të sigurtë që kanë kontribuar në një eksperiment të rëndësishëm shkencor, studentët e Harvardit do të vazhdojnë të gëzojnë të gjitha privilegjet që kolegji i Ivy League u ofron, ndërsa Griffin është shpërblyer me disa cracker, në pritje të një burse të merituar studimi.

You might also like