Pasaportat më të forta në botë: klasifikimi 2023

Korea e Jugut

Në katet e sipërme të renditjes kushtuar pasaportave më të forta në botë gjejmë atë të Koresë së Jugut e cila mundëson të vizitohen 189 vende pa pasur nevojë për viza paraprake. Në kuotën 188 gjejmë edhe pasaportat e Danimarkës, Irlandës, Holandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa në 187 janë ato të Belgjikës, Republikës Çeke, Maltës, Zelandës së Re, Norvegjisë, Portugalisë dhe Zvicrës.

Luksemburgu

Janë 189 vende e vizitueshme nga mbajtësit e një pasaporte të Luksemburgut: këtë e zbulon Global Passport Ranking e Henley and Partners. Në vend të fundit gjejmë pasaportën e Afganistanit që mundëson hyrjen në vetëm 27 vende, të paraprirë nga Iraku (29), Siria (30), Pakistani (33), Jemeni dhe Somalia (35).

Japonia

E reja e madhe e këtij viti përfaqësohet nga Japonia: pas vendit të parë në renditjen e pasaportave më të forta në botë më 2022, ajo japoneze humbet pozicione, duke rënë nga 193 në 189 vende të vizitueshme pa viza paraprake.

Franca

Në top ten-in e ri të Global Passport Ranking di Henley and Partners gjejmë pasaportën franceze: janë 189 vende të vizitueshëm nga ata që posedojnë këtë dokument.

Finlanda

Ka vend në top ten-in e pasaportave më të forta në botë edhe Finlanda me akses në 189 vende.

Austria

Pasaporta austriake jep akses në 189 shtete të ndryshme: duke e bërë atë ndër pasaportat më të fuqishme të botës më 2023.

Spanja

Spanja është zgjedhur si destinacioni i dytë më popullor në Evropë për pushimet verore dhe mund të krenohet edhe me një nga pasaportat më të forta në planet: mundëson aksesin në 190 vende të botës.

Gjermania

Pasaporta gjermane konfirmohet si një nga më të fortat në botë: siç zbulohet nga Global Passport Ranking di Henley and Partners 2023 i publikuar nga Henley and Partners, ajo mundëson vizitën e 190 vendeve.

Italia

Në vend të dytë në klasifikimin e pasaportave më të forta në botë është edhe pasaporta italiane e cila mundëson akses në 190 shtete pa viza paraprake, në të njëjtin nivel me Spanjën dhe Gjermaninë. Ky është një hap i madh përpara për Italinë e cila fiton dy pozicione në krahasim me të njëjtën renditje të hartuar më 2022.

Singapori

Vendin e parë në Global Passport Ranking di Henley and Partners e zë pasaporta e Singaporit: është ajo më e fuqishmja në botë e vitit 2023 dhe mundëson aksesin në 192 shtete.

Përgatiti për gazetatjetër.com: Dardan MITROVICA


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.