GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

PËRTEJ DASHURISË / James Blunt: Tani i këndoj emocioneve të reja

Të gjithë e kemi njohur me hitin You’re Beautiful, një sukses i albumit të tij të parë i vitit 2004, të titulluar ‘Back To Bedlam’, dhe pikërisht prej aty James Blunt vendosi t’ia rinisë sërish për albumin e tij të gjashtë, ‘Once Upon a Mind’, që sapo ka dalë.

Në videon single ‘Cold’ e shohim duke notuar në det e më pas duke iu ngjitur një shkëmbi ashtu si ai kishte bërë në You’re Beautiful. “Është një video që e kemi xhiruar në Skoci, bëhet fjalë për një metaforë të rikthimit në origjinë”, shpjegon kantautori britanik.

“Pas suksesit të ‘Back To Bedlam’ nuk isha më në gjendje të shkruaja pa menduar për publikun. Këtë herë jeta më vuri përpara provave të mëdha që më kanë bërë të shtohet nevoja për emocione dhe ta shndërroj atë në muzikë». Një nga provave të cilave i referohet Blunt është sëmundja e babait të tij prej veshkave. “Më shtrëngoi ta pranoj idenë e vdekshmërisë së tij: në Monsters flas për faktin se sa e vështirë është të vendosësh në shtrat prindin tënd sikur të ishte një fëmijë”.

Pastaj është kënga ‘The Greatest’: “Atje unë i rekomandoj fëmijëve të mi të përpiqen për të qenë më të mirë se brezat që iu kanë paraprirë, edhe mua gjithashtu”. Ndërsa ‘Champions’, është një përkushtim për gruan e tij. “I them se së bashku ne mund të jemi kampionë”.

Zhargoni sportiv nuk është i rastësishëm, Blunt është i çmendur pas aktivitetit fizik. “Unë jetoj në mes të Ibiza-s, ku ndahem mes surfing dhe zhytjeve, dhe Zvicrës, ku pëlqej shumë të skioj dhe kam një restorant në Verbier, në Valais: quhet La Vache, e kam hapur bashkë me ish-rugbyistin Lawrence Dallaglio dhe Carl Fogarty, i cili ka fitoi katër herë kampionatin për motoçiklistik Superbike. Po, unë i adhuroj rugby dhe motoçikletat!”.

Kantautor, sportist, sipërmarrës: kështu e prezanton veten Blunt 15 vjet pasi You’re Beautiful e katapultoi atë nga një e kaluar si oficer në ushtrinë britanike të angazhuar në luftën në Kosovë – një e kaluar që ka tërhequr kritika në shtëpi – në botën e shkëlqyeshme të popit ndërkombëtar.

“Si një ish-ushtarak, mund t’i jap vlerë punës në ekip”, rrëfen sot 45-vjeçari, i cili gjithashtu zotëron edhe një pub në Londër, Fox & Pheasant, ku mund të shihen ndeshje futbolli duke ngrënë hamburger dhe fish & chips. “Është në Chelsea në një ndërtesë që i përket mesit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, donin të na bënin apartamente, por vendi ishte një institucion: e bleva për ta shpëtuar”.

Materiali është përgatitur nga stafi i GT

You might also like