GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Plazhet më të bukura në Botë – Renditja 2019

Dardan MITROVICA – Ku është deti më i bukur në botë? Cilat janë plazhet më të bukura? Ja verdikti i udhëtarëve: Karaibe, Polinezia apo kush? Ja cili është plazhi më i bukur në botë dhe renditje për vitin 2019!

25 – Noosa Beach, Australi

Nëse ekziston një kombinim perfekt i plazheve të pacenuar, parajsave tropikale dhe resorteve luksoze, beh…, kjo është Noosa Beach. Plazhi i artë që duket si i pikturuar nga një artist, rrethina të harlisura, parqe kombëtare.

Për të dashuruarit pas zhytjeve, është e mundur të zbulohen mbetjet e rrënojave të HMAS Brisbane, dhe nëse kjo nuk mjafton … shikoni përreth, kudo është gumë koralore!

24 – Malibu Beach, Kaliforni

Jemi në një zonë super VIP, si Beverly Hills, në një qytet në perëndim të Los Angeles. Plazhet e Malibù janë me rërë dhe ideale si për ata që duan të bëjnë banjë dielli dhe të pushojnë mes zhytjeve, ashtu dhe për ata që kërkojnë kavalkime adrenalinike nëpër valë.

Në lindje të Malibu ndodhet Lagoon State Beach, e njohur edhe si Surfrider Beach për valët e saj.

23 – Half Moon Bay, Kaliforni

Rreth 40 km larg San Franciskos, gjiri ka të njëjtin emër si komuna që e mikpret. Është një zonë detare e mbrojtur, për të ruajtur ekosistemin e saj detar dhe faunën oqeanike.

Kufizohet me Pillar Point, është një zonë e privilegjuar për surfistët, veçanërisht në zonën në kufirin verior të quajtur Mavericks, ku valët mund të arrijnë në 15 metra!

22 – Cala Goloritzè, Sardenjë – Itali

Këtu jemi në Itali, dhe sigurisht nuk mund të mungonte Sardenja me një nga xhevahirët e saj më të ndritshëm. Cala Goloritzè është në të vërtetë një kënd ëndrrash me guralecë të bardhë që humbasin në një det si në kartolinë, ndonëse… i akullt! Uji i detit në fakt është shumë i ftohtë për shkak të rrymave.

Karakteristike është qenrdra prej 150 metrash, një lloj shkëmbi që është i pushtuar gjinjë nga entuziastët e ngjitjes.

Është shpallur Monument Kombëtar Italian në 1995.

21 – Ocho Rios, Xhamajka

I lindur si një qytet port i Xhamajkës, bukuria e saj natyrore ka sjellë një zhvillim të madh turistik me një port për plot mjete kroçera.

Gjiri ka një plazh të jashtëzakonshëm, shumë popullor e plot me klube dhe hotele përreth. Në kontrast me territorin prapa tij është shumë i fortë, sepse shkon nga plazhi në një mori klubesh dhe hotelesh për të përfunduar në një pyll shiu me lumenj dhe ujëvara që krijojnë laguna të notueshme.

20 – St Ives, Cornwall – Angli

Perëndime dhe lindje mahnitëse të diellit shënjojnë ditët në gjirin e Saint Ives, një brez i gjerë me rërë me një det fantastik.

Ideale për adhuruesit e surf dhe windsurf-it, gjithçka rreth shkëmbinjve dhe shtigjevendjellin edhe aduruesit e trekking dhe të ngjitjeve. Ka nga pak për të gjithë!

19 – Boracay White Beach, Filipine

Ishulli më i bukur i arkipelagut, aq i bukur sa të pushtohet çdo vit nga mijëra e mijëra turistë në kërkim të parajsës. Sepse me atë kemi të bëjmë, me një parajsë të vërtetë. Rërë e bardhë, ujë transparent me hijeshinë e jeshiltë që rrethon brezin ranor. Megjithatë, ai që në vitet 1980 ishte praktikisht një vend i panjohur dhe i paprishur gati po rrënohet nga industria turistike. Rezultati? Është “I mbyllur për restaurim”.

18 – Mayan Beach, Tulum – Meksikë

Jemi rreth 60 km nga Playa del Carmen, në Rivierën Maya. Ku asistojmë në një spektakël të pashoq: rrënojat e tempujve Tulum formojnë sfondin e një prej plazheve më të bukura në Amerikën Qendrore. Duket si një kartolinë, është realitet: një brez me rërë të bardhë dhe palma, rreth e përqark, e madje edhe me shkëmbinj koralorë në det të hapur! Më shumë se kaq…

17 – Playa Varadero, Kubë

E njohur edhe si Playa Azul, ajo është një rrip toke prej 30 km nga të cilat 22 janë plazhe. Rëra e përzier me ngjyrë ari dhe rozë, konsiderohet njëzëri më e bukura e arkipelagut kubanez.

Nëse do na duhet me patjetër që të gjejmë një gjë negative, mund të thuhet se duket se je më shumë në Kaliforni sesa në Kubë, për shkak të përhapjes së coctail bar hoteleve të mëdha, më shumë në stil SHBA sesa në stil Kuba.

16 – Clearwater Beach, Florida

4 km plazh i bardhë që shtrihet në Gjirin e Meksikës, dhe është i lidhur me një kordon bregdetar (Sand Key) përmes një ure. Dhe ne jemi ende gjithnjë në Florida, pra plot me dyqane, bare, restorante, klube, hotele, bayëatch e të tjerë të këtij lloji, e mbi të gjitha plot me aktivitetet duke shkojnë nga surfimi dhe paragliding apo jet ski, deri tek ekskursionet me pamje delfinësh!

Është ndër plazhevet më të bukura në Florida dhe Shtetet e Bashkuara.

15 – Playa Bavaro, Punta Cana – Republika Domenikane

Disa kilometra larg nga aeroporti, një hapësirë prej 40 km plazh me rërë të bardhë, një qendër turistike me një zhvillim impresionues aq sa të jetë një nga brigjet atlantike më të vizituara në botë.

Një lloj ekosistemi në vetvete, sepse duke u spostuar vetëm pak metra më tutje mund të bëhet gjithçka: shopping, restorante, hotele… praktikisht pa u larguar asnjë sekondë nga plazhi!

14 – Plazhi Waikiki, Honolulu – Hawai

Ndër plazhet më të famshëm në botë, është shndërruar nga një vend-tërheqje shpirtërore në një qendër të ekonomisë së turizmit në Hawai, me rrjetin më të madh të hoteleve që mund të mbajë një zonëpër një hapësirë. Sot praktikisht gjysma e plazhit i është rezervuar surfistëve, por ajo që e bën atë të njohur dhe të stërmbushur me njerëz është i gjithë qarku i jetës së natës që sillet rrotull: klube, lokale, restorante, disko dhe … prostitucion.

13 – Beach Bondi, Sidnej – Australi

Një nga plazhet më të famshme të Australisë, rreth 7 km larg Sidneit, është një lloj “gjiri” me një shirit rërë 1 km të gjatë, që kufizohet në të dy anë shkëmbore. Parajsa e një surfisti, është e ndarë konvencionalisht në dy zona: veriore dhe jugore. Ajo jugore është më e “rrezikshmja”, por edhe më e dashura nga surfistët, si dhe nga dashamirët e … topless!

12 – Ipanema Beach, Rio de Janeiro – Brazil

Gjithmonë mban primatin, bashkë me të motrën Copacabana, sfidë e bukur… Ipanema është një hapësirë stërmadhe rëre të artë, ideale për… të gjithë! Po, sepse ekziston “Posto 8” që është një pikëtakimi për komunitetin homoseksual, “Punto 9” për të rinjtë (dhe të rejat) e Rios, surfistë dhe për ata që janë të fiksuar pas diellit dhe formave fizike, është dhe “Posto 11” që është e rezervuar për familjet dhe nënat me fëmijë.

11 – Maya Bay – Tajlandë

Është plazhi i zgjedhur setting për filmin “The Beach” me Leonardo di Caprio, dhe e ja një arsye. Një vend i magjishëm i bërë me rërë të bardhë me shkëmbinj, gurë dhe pirgje me rërë atje-këtu për të kornizuar këto “dekorime”, duke e bërë peizazhin një pikturë të vërtetë natyrore.Zero rrugë, zero makina, 100% e paprekur nga dora e njeriut. Vetëm një snack bar i vogël për t’u freskuar.

Për ta vizituar atë, thjesht merrni një varkë ose një motoskaf nga Phi Phi.

10 – Rhossili bay, Swansea – Mbretëria e Bashkuar

Jemi në Uells, ku ndodhet ky gji i mrekullueshëm 5 km i gjatë, pak i vështirë për t’u arritur pasi mund të shkohet vetëm duke kaluar nëpërmjet një shtegu mbi kodër. Sidoqoftë, pasi mbërrin aty, peizazhi marramendës nuk do t’ju bëjë të pendoheni për përpjekjen e bërë: një panoramë e mrekullueshme dhe një peizazh i virgjër do t’u ledhatojë shqisat! Duke shëtitur përgjatë bregdetit, mund të shihen mbetjet e një fshati antik që datojnë që nga Epoka e Hekurit; ndërsa për tipat më sportivë, një pjesë e gjirit është një vend i përsosur për veprimtari të tilla si surfing! Së fundi, ata që duan të përqafohen me diellin, mund të shtrihen midis jeshillëkut të kodrave dhe blusë së detit dhe të shijojnë peizazhin.

9 – Eagle Beach, Palm – Aruba

Jemi në detin e Karaibeve, në ishullin Aruba i cili mikpret këtë plazh të mrekullueshëm me rërë të bardhë dhe një det spektakolar. Ekziston edhe një zonë shkëmbore ku është shumë bukur të admirosh gaforret e vogla që banojnë në këto shkëmbinj.

Fantastike, më pas, për t’u shtrirë në plazh, për të shijuar pak relaks nën hijen e “Divi Divi trees”, pemë tipike të këtij ishulli, të cilat kanë veçorinë e të qenit gjithmonë të përkulur drejt jug-perëndimit, për shkak të erërave të forta që rrahin ishullin.

8 – Horseshoe Bay Beach, Bermuda

Fluturojmë drejt ishujve Bermuda për të arritur në plazhin e tetë më të bukur në botë. Jemi në mes të një peizazhi absolutisht tërheqës: deti i kaltër, një plazh me ngjyrë të kuqërremtë për shkak të përbërjes së tij koralore dhe guaskave të grimcuara ku ngrihen shkëmbinjtë gëlqerorë, në brendësi të të cilëve gjenden formojnë shpella të vogla ku mund të bëhet banjo dielli dhe të kesh pakëz privacy për t’u shtrirë sa gjërë e gjatë e për të admiruar qiellin e kaltër që bashkohet me atë të detit.

7 – Lopes Mendes Beach, Brazil

Le të transferohemi në Brazil për të admiruar këtë plazh të mrekullueshëm, absolutisht i paprekur nga dora e njeriut në të cilin mund të shkosh ose me një shëtitje dyorëshe, ose nëpërmjet detit me taksi ujore. Por me të mbërritur, vendi ju lë pa fjalë: një plazh i gjigand i bardhë me xhunglën pas krahëve dhe një det që të mban frymën. Ishulli është i gjithi i përfshirë në Ilha Grande State Park, një rezervat natyror që mbron të gjitha llojet e kafshëve që gjenden në ishull, shumë prej të cilave janë në rrezik zhdukjeje. Prandaj, më të frikshmit do të kenë mundësinë që të hyjnë disa metra në xhungël dhe të admirojnë majmunët e egër dhe përtacë që jetojnë nëpër pemë.

6 – Playa de las Catedrales, Ribadeo – Spanjë

Le të vië në Evropë, ku Spanja është shtëpia e kësaj vije bregdetare të mrekullueshme me rërë të artë, që kufizohet nga një mur pllakash të gurta dhe shkëmbinjsh të gërryer nga uji që krijon një peizazh me harqe mbi tridhjetë metra të larta, të ngjashme me mbështetëset e katedraleve të stilit gotik, nga ku buron edhe emri i gjirit, dhe shpellat natyrore të kryqëzuara përmes korridoreve të rërës, të cilat mund të arrihen gjatë baticës. Një peizazh shumë i bukur, plot veçori që duhen zbuluar!

5 – Flamenco Beach, Porto Riko

Jemi në Porto Riko, sërish në Detin e Karaibeve, ku ndodhet ky gji i mrekullueshëm, i rrethuar plotësisht nga natyra, pa ndërtime përqark, i rrethuar sa gjër e gjatë nga shumë gjelbërim. Plazhi është me rërë të hollë të bardhë, dhe deti është mikpret një larmi të madhe peshqish që mund të admirohen edhe me sy në ujërat e poshtëm, ku turistët notojnë. Një peizazh marramendës i përshtatshëm si për relaks ashtu edhe për zbavitje! Ishulli është pjesë e rezervatit natyrore Culebra National Ëildlife Refuge, që mbron disa lloje zogjsh dhe breshkash që banojnë në ishull. Ndërsa zona perëndimore e ishullit është ka qenë vendstërvitja e ushtrisë dhe marinës së Shteteve të Bashkuara, arsye se pse kudo nëpër zonë gjenden relike ushtarake, madje gjendet edhe një tank gjysmë i zhytur nën tokën e plazh.

4 – Baia do Sancho, Brasil

Kthehemi në Brazil për të shijuar panoramën e shkëlqyer të këtij gjiri, të arritshëm nëpërmjet detit ose duke zbritur nëpër një shkallë të pjerrët të krijuar nga gërryerja e shkëmbinjve, ku futemi në një atmosferë qetësie që na lejon të shijojmë peizazhin që na rrethon. Një florë e faunë autoktone luajnë rolin e një kuadrit në këtë bregdet që kufizohet nga një shkëmb i lartë, perfekt për t’u çlodhur nën diell i rrethuar nga natyra. Një ngjarje e veçantë natyrore ndodh nga Shkurti deri në Qershor në shkëmb, ku formohen dy kaskada me ujë shiu: një qershi e vogël përmbi tortë kjo që tërheq shumë turistë.

3 – Whiteheaven Beach, Australi

Fluturojmë në anën tjetër të botës, në Australi, për të admiruar një “parajsë të bardhë” siç e thotë vetë emri, një plazh i shkëlqyeshëm, me 7 km e tij bregdet me rërë të bardhë, falë përqindjes së lartë të silikonit, pothuajse 98%, që e bën rërën një ngjyrë të bardhë të ndritshme.

Kjo përbërje gjithashtu bën që rëra të mos mbajë nxehtësi, e kësisoj mundëson shëtitjet e gjata në këmbë si dhe kontaktin fizik e shqisor me plazhin. Deti i gjelbër dhe që ngjan si i shtruar plot me smeralde në fund të tij ofron një peizazh të paparë, uji i ngrohtë dhe kristal i pastër lejon të admirohen peshqit që notojnë afër bregut, ndërsa një atmosferë idilike mundëson të kalohen pushime fantastike në qetësi.

2 – Grace Bay, Providenciales

Ishulli është pjesë e një arkipelagu të Detit të Karaibeve, Providenciales, zotëron plazhin e dytë më të bukur në botë. Përveç plazheve, hijeshia e ishullit qëndron në kodrat e saj të gjalla, të mbuluara me pemë fiku indian. Sidoqoftë, gjëja më e veçantë mbetet peizazhi: kilometra e kilometra shkëmbinj koralorë afër bregut, lehtësisht të arritshëm me varkë, presin të admirohen! Ishulli me rërën e imët dhe të bardhë është perfekt për shëtitje të gjata pranë detit të kaltër. Edhe një herë ne e gjejmë veten në një parajsë, në një vend idilik me një atmosferë paqësore që do të stimulojë të gjitha shqisat tona.

1 – Spiaggia dei Conigli, Lampedusa – Siçili

Përkundër ishujve të Karaibeve, Polinezisë dhe peizazheve më të famshme tropikale në botë, në këtë klasifikim doli Italia më plazhin dhe detin më të bukur në botë. Shohim në vend të parë një plazh në një ishull të vogël në jug të Siçilisë: Spiaggia dei Conigli në Lampedusa.

Është një gji spektakolar, me ujëra të pastra kristal të rrethuar tërësisht nga një varg i ulët shkëmbor që mirëpret florën dhe faunën tipike të Mesdheut.

Në veçanti, ky gji është një nga vendet e pakta ku breshkat Caretta Caretta lëshojnë vezët e tyre; për këtë arsye, gjiri është pjesë e Riserva Naturale Orientata Isola di Lampedusa, i cili mbron edhe këtë specie të breshkave, përveçgjithë pjesës tjetër të faunës mesdhetare. Destinacioni perfekt për pushime verore nëse doni natyrën, detin dhe relaksin.

Materiali është përgatitur nga stafi i GT

You might also like