Princi Charles dhe “gjesti i mrekullueshëm për Camillën” (gjatë muajit të mjaltit me Dianën)
Eksperti i çështjeve mbretërore Richard Fitzwilliams tregon se gjatë muajit të mjaltit me Lady D, princi veshi dy binjakët me dopjo C, që lidheshin me emrin e tij dhe atë të gruas së tij aktuale
Princi Charles me fustanellë dhe çantë, Princesha Diana me një fund të gjatë, varëse dhe xhaketë. Ishte gusht 1981, trashëgimtari i fronit britanik dhe gruaja e tij e re Lady D po kalonin muajin e mjaltit në pronën mbretërore në Balmoral, Skoci. Fotografitë e çiftit të buzëqeshur, të rrethuar nga natyra, kanë bërë xhiron e botës, por, ndoshta – pas kuintave – lidhja po tregonte shenjat e para të krisjes.
Sipas ekspertit mbretëror Richard Fitzwilliams, në fakt, pikërisht gjatë muajit të mjaltit, Charles bëri një gjest për shoqen e tij historike Camilla që e la të shtangur Dianën: “Në mënyrë të pabesueshme princi veshi binjakët me dopjo C, që simbolizonin saktësisht emrat Charles dhe Camilla”, ka thënë ai duke komentuar dokumentarin “King and Queen in Waiting”. “Ai dhe Diana flisnin shumë pak, ata nuk kishin asgjë të përbashkët”.
Ndër të tjera, Diana, para dasmës, kishte zbuluar dhuratën e këndshme të Camilla-s për Charles dhe – sipas reporterit Jenny Bond – “u tërbua”: edhe në atë rast ata ishin binjakë, por me shkronjat G dhe F , nofkat e ëmbla që do të thonin Gladys dhe Fred, pseudonimet e dashura që i kishin dhënë njëri-tjetrit. E pavarësisht kësaj, djali i madh i Mbretëreshës Elizabeth dhe e reja Lady D, ranë dakord për dasmën, por menjëherë diçka nuk shkoi si duhet.
“Diana ishte e tërbuar nga mendimi për Camilla-n dhe, duke ecur poshtë rrugicës së Katedrales së St.Paul, e pa në rreshtat e përparme dhe u trondit”, tregon biografi Sally Bedell Smith në dokumentarin “The Windsor”. “Nga ai moment përqëndrohej vetëm në imazhin e Camillas”, gjatë ceremonisë dhe jo vetëm. Ja pse ai gjest i Charles mund të ketë pasur një ndikim të fortë në ndjenjat e Dianës.