Princi Harry ‘i ri’ në Los Angeles: “i izoluar” dhe “i çorientuar”
Nipi i mbretëreshës tani ka si kod postar të famshmin Beverly Hills 90210. “Shtëpia” është një vilë hollivudiane (në huazim), e rrethuar nga “teamMeghan”. E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar? Vokacioni humanitar
Nëse je anglez nuk duhet ta doni Los Angelesin, thotë një fjalë e urtë shumë e përhapur kohëve të fundit. Por, çfarë ndodh kur jo vetëm që je britanik, por je edhe një princ? Po sikur transferimi për në Kaliforni të jetë përshpejtuar nga epidemia e koronavirusit? Të gjitha këtyre pyetjeve mund t’u përgjigjet Harry i Uellsit, djali i dytë i djalit të madh të mbretëreshës Elizabeth, tashmë jo një anëtar i shquar i familjes mbretërore britanike që nga prilli i kaluar, banor i qytetit kalifornian për më shumë se një muaji.
Vëllai i Williamit, siç e dimë të gjithë tani, i bëri gati valixhet nxitimthi, duke e lënë Kanadanë përpara se kufijtë përkohësisht të mbylleshin për shkak të masave mbi kontrollin ndaj Covid-19. Kështu, 35-vjeçari zbarkoi në atë që është qyteti i lindjes së gruas së tij, Meghan Markle, ish-aktore e Hollywood, e gatshme për t’u kthyer – sapo emergjenca ta lejojë – në pistë. Por nëse për Meghan, Los Angeles përfaqëson “La La Land”-in, për princin është krejtësisht ndryshe.
Për momentin Sussex-ët, me gjithë djalin më të madh Archie, janë “të ftuar” – sipas Page Six – në vilën shumë hollivudiane me vlerë rreth 14 milion dollarë të aktorit dhe komediani Tyler Perry: tetë dhoma gjumi, brenda një prone plotësisht të rrethuar dhe jasht objektivit të çdo lloj paparaci. Nipi i mbretëreshës kësisoj iku nga një vilë në brendi Pallatit Kensington, për t’u gjendur me kodin postar të famshëm 90210 të Beverly Hillsit.
Goxha ndryshim. Siç tregon Daily Mail, sot princi është i rrethuar në të gjitha anët nga “team Meghan”, domethënë nga rrethi magjik i dukeshës, rreth e qark jetojnë shumë prej miqve të saj më të besueshëm: Benita Litt, Heather Dorak dhe Abigail Spencer. Po ashtu, edhe mami Doria Ragland jeton disa kilometra më tutje. Kurse ai, në qytet nuk ka miq (përveç atyre të gruas).
Pak Harry të ri e kemi “shijuar” edhe në videon e shpërndarë në ditën kur duhej të ishte zhvilluar ceremonia e hapjes së Invictus Game, lojërat për nder të veteranëve të shpikura nga princi dhe me të cilat ai është shumë i lidhur. Përfaqësojnë më të mirën e “jetës së tij të vjetër”. Mjekërr dhe buzëqeshja e zakonshme, por komentuesit britanikë vërejtën menjëherë disa ndryshime me Harry-in e vjetër. “Duket si i çorientohet”, lexohet nga ana tjetër e oqeanit. Melankolik? Kush e di. Sigurisht, këto nuk janë ditë të lehta për asnjë. “Jeta jonë ka ndryshuar në mënyrë dramatike”, bën me dije Harry në klip, “Unë vazhdoj të dëgjoj histori të mrekullueshme se si familjet janë bashkuar falë teknologjisë, por ju lutem, ju lutem të kërkoni për persona që kanë ngelur në heshtje, ata persona që nuk shfaqen më nëpër faqe webi”. Vokacioni humanitar, nga ana tjetër, është e vetmja gjë që nuk ka ndryshuar: princi ka qenë gjithmonë në vijat e përparme – në gjurmët e mamasë, Lady D.
Do të ketë qenë Perry, që tani ndodhet në Atlanta, në Xhorxhia, i cili dërgoi avionin e tij privat në Vancouver për të marrë Harry dhe Meghan në Los Angeles, larg nga shtypi dhe blicet. Dhe edhe shoqja e Meghan, Serena Williams jeton gjithashtu në një banesë jo shumë larg. Dhe instruktorja e pilates së Meghan, Heather, është aty pranë, në bregdetin e Santa Monikës.
Etologja britanike Jane Goodall, një mikeshë e vjetër e princit, ka thënë se ka folur me muajin e kaluar. Harryt, sipas Goodall, po i duket “të vështirë” jeta e re: “E dëgjova dhe mendoj se ai po e gjen jetën pak më impenjative në këtë moment”. Dhe sipas biografes mbretërore Penny Junor, miqtë e mëparshëm të Princit tani janë shumë larg: “Shumë do të donin ta ndihmonin, por ai është izoluar. Kjo nuk është e shëndetshme. Për një princ apo për çdo person tjetëe, jeta në vetmi – pa miq ku të mund të mbështetemi – nuk është e mirë”.