‘Profecia’ e Kennan për zgjerimin e NATO-s në vendet e Lindjes
Në një artikull të botuar në New York Times në 1997, diplomati amerikan parashikonte skenarin që po formësohet sot me krizën ukrainase: “Një gabim fatal”
Një zgjerim drejt lindjes i Aleancës Atlantike, deri në kufijtë e Rusisë, do të ishte transformuar në “gabimin më fatal të politikës amerikane që nga fundi i Luftës së Ftohtë”. Ai që e shkruan këtë, në një koment të botuar nga New York Times, ishte, më 1997, një nga diplomatët amerikanë me njohuri më të thella për Rusinë: George Frost Kennan (1904-2005), babai i politikës së “përmbajtjes” ndaj Moskës dhe ndër arkitektët e Planit Marshall.
“Mund të parashihet se një vendim i tillë” – i cili më pas filloi të debatohej – “mund të ndezë tendencat nacionaliste, antiperëndimore dhe militariste në opinionin publik rus, të ketë një efekt negativ në zhvillimin e demokracisë ruse, të rindezë atmosferën e Luftës së Ftohtë në marrëdhëniet Lindje-Perëndim dhe të shtyjë politikën e jashtme ruse në drejtime për ne padyshim të pëlqyeshme”, ishte paralajmërimi padiskutim profetik i Kennanit “dhe, në fund, por jo nga rëndësia, mund ta bënte shumë më të vështirë, nëse jo të pamundur, sigurimin që Duma të ratifikojë marrëveshjen Start II dhe të përfitojë reduktime të mëtejshme të armatimeve bërthamore”.
“Sigurisht është një mëkat që Rusia duhet të përballet me një sfidë të tillë në një kohë kur pushteti i saj ekzekutiv është në një gjendje pasigurie të lartë, pothuajse paralizë”, vërente Kennan, “është dyfish një mëkat duke konsideruar mungesën totale të çfarëdolloj nevojshmërie për këtë lëvizje”.
“Sepse, me të gjitha perspektivat e shpresës së krijuar nga fundi i Luftës së Ftohtë – ishte çështja e ish-ambasadorit të SHBA-së në Jugosllavi – marrëdhëniet Lindje-Perëndim duhet të fokusohen në çështjen se kush do të ishte aleat me kë dhe, rrjedhimisht, kundër kujt në një konflikt ushtarak fantazioz, krejtësisht të paparashikueshëm dhe shumë të pamundur në të ardhmen?”.
“Jam i vetëdijshëm, natyrisht, se NATO po zhvillon bisedime me autoritetet ruse në shpresën për ta bërë të tolerueshme dhe të pranueshme idenë e zgjerimit ndaj Rusisë. Mundet, në rrethanat ekzistuese, vetëm të urohet suksesi i këtyre përpjekjeve. Por kushdo që i kushton një vëmendje serioze shtypit rus nuk mund të mos vërejë që as opinioni publik, as qeveria nuk presin që të ndodhë zgjerimi i propozuar përpara se të reagojnë” vijon Kennan,” rusët janë pak të goditur nga garancitë amerikane që nuk pasqyron armiqësi.
Ata do ta shihnin prestigjin e tyre (gjithmonë në vend të parë në mentalitetin rus) dhe interesat e tyre të sigurisë si të influencuara negativisht. Rusët, konkludonte diplomati, “sigurisht nuk do të kishin zgjidhje tjetër përveçse të pranonin ekspansionin si një fakt të kryer ushtarak. Por do të vazhdonin ta konsideronin atë si një refuzim të Perëndimit dhe ndoshta do të kërkonin diku tjetër për garanci për një të ardhme të sigurt dhe shpresëdhënëse për veten e tyre”./ Përgatiti Dardan MITROVICA