Profecitë e Moore dhe Maher ngrijnë Biden, Trump vrapon
Regjisori amerikan kërkon përgatitjen për një “humbje të re” ndaj republikanëve; Prezantuesi i Hbo rrëfen se ka “të njëjtin shqetësim si në 2016”
Regjisori Michael Moore i pyet demokratët nëse ndjehen “të gatshëm për një fitore të re të Trump”. Ndërsa super prezantuesi dhe komiku i HBO-së Bill Maher rrëfen se ka “të njëjtin shqetësim si në vitin 2016”.
Dy daljet e personaliteteve të mëdhenj të spektaklit amerikane e bëjnë të ngrijë kandidatin demokrat për president, Joe Biden, tani i akuzuar nga shumë anë se si i palëvizshëm përballë Presidentit Donald Trump.
“Më vjen keq që duhet t’ju rikthej sërish në realitet, por kur CNN intervistoi votuesit e regjistruar në në gusht në swings states, Biden dhe Trump ishin në barazim virtual. Në Minesota, është 47-47. Në Michigan, ku Biden kishte një epërsi të madhe, Trump e ka ngushtuar hendekun në 4 pikë distancë. A jeni gati për një fitore të Trumpit?”, shkruan në një postim në Facebook, Moore, i cili në vitin 2016 ishte profetik në parashikimin e fitores së republikanit, pavarësisht se të gjitha sondazhet në atë kohë ishin shumë në favor të demokrates Hillary Clinton.
“A jeni mendërisht të përgatitur për t’u shkatërruar nga Trump përsëri?” vazhdon Moore, i bindur se në shtetet kryesore “entuziazmi për Trump po arrin në qiell” në krahasim me atë për Biden. “Po ju paralajmëroj gati dhjetë javë përpara, entuziazmi mes 60 milionëve në bazën e Trump po rritet në qiell, jo aq për Joe. Mos ia lini demokratëve detyrën të heqin qafe Trumpin. Duhet të çliroheni vetë nga Trump, duhet të zgjohemi çdo ditë 67 ditët e ardhshme dhe shtyjmë secili nga 100 njerëz për të votuar. Veproni tani”, ka shtuar ai.
Një nga demokratët që vëren ndryshimin e klimës është Bill Maher i cili ka deklaruar se ishte “shumë nervoz” për zgjedhjet e 3 nëntorit. Në një intervistë me Joy Reid të MSNBC, prezantuesi i “Real Time” ka shpjeguar se kishte “të njëjtin shqetësim që kishte në 2016”.
“Ndihem më pak i sigurt. Ndoshta është vetëm vala e shokut nga konventa e tyre që më ka goditur, por ndjehem më pak i sigurt se sa isha një muaj më parë,” ka pranuar Maher i cili pranoi se si kongresi republikan ia doli mbanë “pa probleme”. Presidenti Trump e kapi topin në ajër dhe ritwitoi lajmin e shqetësimit të Maher. “Duke udhëhequr në Michigan, Minesota, kudo. Na vjen keq!” komentoi ai.
Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA