- SPONSOR -






- SPONSOR -

Pse Franca dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë arkivuar Covid-19

Përshtypja është se lehtësimi i masave antiCovid që po ndodh paksa në të gjithë Evropën (dhe jo vetëm) përfaqëson preludin e të shumëdëshiruar rikthim në normalitet. Sigurisht, liderët dhe qeveritë nuk kanë ndërmend të lançojnë mesazhe përfundimtare, të cilat mund të tejkalohen nëse shfaqen variante të reja të Sars-CoV-2. Por tendenca themelore, që haset mbi të gjitha në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, është se koha e kufizimeve ka arritur kufirin maksimal.

Në Paris, 24 orët e kaluara, shëndetësia publike franceze ka regjistruar 255 vdekje, duke evidentuar një rënie të shtrimeve në spital, që shkuan nga 33.352 në 32.878 dhe në pacientët e trajtuar në terapi intensive, që nga 3.555 ranë në 3.503. Skenar po aq optimist edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku, gjithnjë në harkun e 24 orëve të kaluara, autoritetet kanë asistuar në një rënie të po aq testeve pozitive me 68,214 infeksione të regjistruara në mbi një milion tampone në ditë. Si të mos mjaftonte, kryeministri britanik Boris Johnson ka bërë të ditur se të gjitha kufizimet antiCovid në vend do të eliminohen duke nisur nga fundi i muajit shkurt.

Objektivi i Johnson: të heqë kufizimet brenda fundit të shkurtit

Duke folur gjithnjë për Mbretërinë e Bashkuar, është interesante të dëgjosh se çfarë tha Boris Johnson përgjatë Question Time-Kohës në Dhomën e Komunave. “Nëse vazhdon trendi aktual inkurajues i të dhënave– tha kryeministri – parashikoj se do të mund t’i heqim kufizimet e fundit kombëtare që kemi, përfshirë detyrimin e izolimit në rast pozitiv”, duke filluar nga fundi i shkurtit, pra një muaj më herët sesa pritej. Përshpejtimi i paralajmëruar nga Johnson shihet, veçanërisht nga kritikët e tij, si një përpjekje për të çliruar veten nga sikletet e shkaktuara nga partygate dhe pasojat e tij politike për imazhin dhe besueshmërinë e tij.

Sidoqoftë, edhe pse në insufiçencë të përmasave politike, lëvizja e liderit konservator bazohet në një tendencë të konfirmuar dhe të konsoliduar, siç del nga të dhënat e fundit, të cilat shohin një rënie në baza javore të infeksioneve në 20% dhe të shtrimeve në spital me më shumë se 10%. Kujtojmë se për momentin kanë mbetur në fuqi disa kufizime sipas të cilave ata që kanë qenë në kontakt me pozitivët ndaj Covid duhet të izolohen për 5 ditë dhe të kryejnë tampone të shpejta.

Prapakthehu e Francës

Madje edhe Franca e Emmanuel Macronit të akullt po hedh gradualisht hapa të vegjël prapa. Para së gjithash, sipas raportimeve të Bfm TV, Parisi do të heqë detyrimin për të paraqitur një tampon negativ për udhëtarët e vaksinuar kundër koronavirusit që mbërrijnë në territorin e tij. Masa pritet të miratohet brenda javës. Konfirmimi vjen nga Nënsekretari për Çështjet Evropiane, Clément Beaune: “Në Francë, gjatë dhjetorit, nën valën Omicron i shtuam tamponët. Do të shpallim ditët në vijim revokimin e testeve për personat e vaksinuar”.

Dhe jo vetëm: midis fundmarsit dhe fillimprillit, në të gjithë Francën mund të revokohet pasaporta e vaksinimit. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal. “Ka fillimuar një përmirësim i gjendjes nëpër spitale dhe ka projeksione që mund të na japin shpresë se në fund të marsit ose në fillim të prillit situata nëpër spitale do të jetë mjaft e qetë për të na mundësuar të revokojmë pasaportën e vaksinimit”, shpjegoi vetë Attal, duke shtuar se “kemi thënë gjithmonë se këto masa do të revokohen sapo situata shëndetësore ta lejojë”. Kështu, gjatë javëve të ardhshme është legjitime të pritet një lehtësim i mëtejshëm, gjithnjë në lidhje me situatën progresive të pandemisë Covid.

Ju mund të pëlqeni edhe