- SPONSOR -






- SPONSOR -

Pse nuk e lejon Rama hetimin e udhëtimeve me çarter

Deputetët e rilindjes rrëzuan, të enjten që shkoi, në Konferencën e Kryetarëve, kërkesën për te hetuar shpenzimet e luksit të Edi Ramës në përdorimin e avionit të tij çarter.

Kërkesa e nënshkruar nga 35 deputetë opozitarë kishte si objekt “verifikimin e ligjshmërisë së shpenzimeve të 137 udhëtimeve jashtë shtetit të kryeministrit Edi Rama nga data 10 shtator 2013 deri në 31 tetor 2022”.

Natyrisht askush nuk kishte iluzione se shumica parlamentare do ti hapte rrugë zbulimit të jetës prej sheiku që bën kryeministri. Kjo u kuptua që nga reagimi i këtij të fundit porsa plasi skandali i hakerave iranianë që publikuan të gjitha të dhënat e tij në sistemin TIMS.

Ai atëherë refuzoi të jepte spjegime dhe iu vërsul me një gjuhë rruge kundërshtarëve të vet politikë që grinin pyetje mbi këtë çështje. Target të tij atherë u bënë “hienat non grata”, “ish presidenti spiun”, gazetarët e kazanit dhe prokurorët e Tiranës. Duke dhënë përgjigje pas zbulimit të listës të rjedhur nga sistemi TIMES, në vend që të jepte fatura dhe shpjegime zë për zë, për udhëtimet që ka kryer, kryeministri që do pushtetin e politikanit, por ëndërron jetën e milionerit, u mor me sulme personale ndaj kundërshtarëve, kritikëve apo drejtësisë. Nga një sallë në Bulqizë ku dhjetra militantë trushpëlarë duartrokisinin çdo gjë që ai nxirrte nga goja Rama tha:  “Që ta dijë hiena që është non grata, se hiena kur bëhet non grata është llahtar fare, apo hienë spiun, më keq akoma. Pastaj janë edhe ca hiena të tjera që kuisin në ekrane e portale gjithë ditën e natën, i bëjnë llogaritë me çarterat që marrin vetë, por janë gjëra që sidoqoftë do të sqarohen të gjitha. Në fund triumfon e vërteta, por do hash dynjanë, se e ke rrugën mbushur me hiena”, tha athere Rama. Ai e vazhdoi për disa ditë këtë taktikë mbrojtëse duke shkruar edhe në rrjetet e veta sociale: “Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!.

Ai fillimisht tha se shërbente si model i promovimit dhe reklamimit të linjës ajrore me flamur shqiptar. Pastaj nxorri shifra qesharake për kostot e këtyre udhëtimeve (faksimilja lart).

Natyrisht, kush ka dy pare mend nuk mund ta hajë se një udhëtim me avion personal kushton 600 mijë lekë të vjetra, kushdo që vë trurin në punë di të llogarisë se një e treta e udhëtimeve ishin bërë me çartera të tjerë përpara se Air Albania të themelohej, askush nuk e besonte se ne paskemi një kryeministër super star që shërbeka si maskot i kampanisë ajrore dhe fluturon me avion taksi për ti bërë promocion asaj.

Por, tani komisioni hetimor qe një mundësi e mirë për të parë se kush kishte të drejtë: opozita që pyeste apo Rama që lëshonte rrufe me sharje ashtu sikurse i pasqyruan gazetat e mëposhtme.

Mjafton fakti që Rama e ndaloi hetimin e udhëtimeve të tij për të kuptuar se sa teatër i kotë ishte loja me ofendime ndaj kundërshtarëve.

Por ka dhe një arsye tjetër se pse kryeministri nuk pranoi hapjen e letrave. Ai ishte ndeshur edhe në fillim të vitit 2022, pra athere kur hakerat iranianë nuk e patën plasur ende bombën, me akuzat për shpërdorime gjatë udhëtimeve të tij.

Në Janarin e shkuar kryeministri iu përgjigj kritikave të deputetes Oriola Pampuri që ngrinte disa pyetje për fluturimet me charter. Rama pohoi se “qysh prej vitit 2020, kur kishim presidencën e OSBE, u bë një marrëveshje me kompaninë Air Albania dhe shpenzimi për vitin 2021 ishte nën mesataren e viteve të mëparshme”.

Por si ishte e mundur që 33 fluturime charter për vitin 2021 të kushtonin më pak  se fluturimet me avionë të zakonshëm?

Këtë shpjegim e ka dhënë BIRN kur spjegoi se paratë që paguhen për qeranë e avionit të luksit derdhen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, shpenzimet e së cilës nuk llogariten në fondin e Këshillit të Ministrave. Dhe kur është pyetur nga mediat kjo drejtori ka rrefuzuar të japë informacion se sa kushton një orë fluturimi në kontratën që ka me Air Albania. Kërkesave për transparencë, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare iu është përgjigjur se këto shpenzime janë konfidenciale.

Ajo çfarë është raportuar me herët në media është se “kostot e marrjes me qira të një aeroplani Airbus 319, listohen në 15 mijë euro në orë”. Pikërisht se do ti ruajë pas konfidencialitetit tekat e tij të luksit Edi Rama fillimisht u mundua ti shuajë me sharje dhe batuta zbulimet që bënë hakerat iranianë. Dhe pikërisht për këtë deputetët e tij shkelën ligjin dhe kushtetutën duke mos pranuar ngritjen e komisionit hetimor. Njeriu që duhej të ishte më i interesuari pë transparencë, në këtë rast duhet të ishte vetë  kryeministri, por ngaqë e ka përdorur çarterin qeveritar si taksi private, ai fillimisht zgjodhi ofendimet e tani së fundi moszbatimin e ligjit.