GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Pse nxjerrja e gishtit të mesit quhet akt vulgar?

Nga Greqia e lashtë tek koncertet rock: historia e gjatë e “digitus impudicus”. Kjo mund të jetë importuar në SHBA nga emigrantët evropianë

Për antropologun Desmond Morris, është një nga gjestet më të vjetra fyese që kemi në kujtesë. Dhe kuptimi i tij është – nga këndvështrimi antropologjik – jo i qartë. “Gishti i mesit përfaqëson penisin dhe gishtat të lakuar në të dy anët, testikujt”, ka shkruar Morris. “Duke vepruar kështu, ju po i tregoni dikujt një gjë që s’shkon, por është një sjellje shumë primitive”.

Origjina

Origjina e gishtit të mesëm humbet në netët e kohërave. Edhe romakët e lashtë e përdornin atë dhe madje i kishin dhënë një emër: digitus impudicus (gishti i pahijshëm). E konfirmojnë këtë veprat e dy dëshmitarëve të mëdhenj të kohës së tyre: në Epigram të Marcialit (40-104 pas Krishtit), një person që ka gëzuar gjithmonë shëndet të mirë, i tregon impudicus digitus tre mjekëve, thuajse dëshiron t’i mbajë larg, ndërsa historiani romak Tacitus (56-120 pas Krishtit) shkruante se në pjestarët e tribuve gjermanike ishte normale ta tregonin gishtin e mesit përpa ushtarëve romakë.

Por gjesti i gishtit të mesit ishte, si shumë gjëra të tjera!, një trashëgimi nga bota greke. Në 419 para Krishtit, dramaturgu Aristofan në komedinë e tij The Clords (Retë), tregon një personazh (Strepsiadin) i cili gjestikulon me gishtin e mesit. Disa historianë besojnë se në botën greke kjo shenjë është përdorur edhe për të treguar një marrëdhënie homoseksuale. Sipas Morris, në librin e tij “Njeriu dhe gjestet e tij” të 40 vjetëve më parë, origjina e “gishtit të mesit” është madje edhe para-njerëzore, duke pasur parasysh se edhe disa majmunë e dinë këtë shenjë.

Gishti rock

Duke ardhur në kohëra më pranë nesh, kanë qenë të shumtë ata rockstar dhe popstar të cilëve gishti i mesit “i ka hyrë në punë” shpesh, nga Paul McCartney në Madonna, duke vazhduar me Kurt Cobain, gjeste këto shpesh të pavdekësuar në aktin e demostrimit si një shenjë përbuzjeje për fotografët. Më shumë se Aristofani dhe Marciali, megjithatë sipas frymëzues për këtë akt kanë qenë emigrantët e parë italianë në SHBA, që e importuan së bashku me picat. Ishte përdorimi i shpeshtë prej që gjesti u bë popullor për të treguar pakënaqësinë e një personi. Provat e para fotografike të gishtit të mesit i përkasin vitit 1886 kur një lojtar i Boston Beaneaters (një ekip i vjetër bejsbolli) e tregoi atë, ndërsa pozonte në një foto ekipi, me siguri adresuar rivalëve të New York Giants.

Domethënie të reja

Që atëherë, ka rrjedh shumë ujë nën ura. Dhe gishti i mesit i ka humbur disa nga kuptimet e tij dalluese dhe nuk është më aq i turpshëm, sipas Ira Robbins, profesoreshë e drejtësisë në American University di Washington DC, që ka studiuar rolin e këtij veprimi në jurisprudencën kriminale. “Ky gjest është ka zënë aq mirë vend në jetën e përditshme të shumë vendeve, dhe do të thotë shumë gjëra të tjera, si protesta, zemërimi ose eksitimi. Nuk është më thjesht një vulgaritet”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni