Punëtori pushohet nga puna, të nesërmen fiton 1 milionë në llotari

Historia e anglezit David Adams dhe gruas së tij Shelley. Në muajt e fundit, çifti ishte përballur me humbjen e vendeve të punës, me diagnozën e sklerozës së shumëfishtë për gruan dhe disa vdekje familjare
Pas kaq shumë peripecive personale, vjen edhe lajmi për pushim nga puna. Pastaj, për një punëtor anglez, vjen kthesa e madhe dhe, një ditë pas lajmit për humbjen e vendit të punës, fiton një milion stërlina (rreth 1 milion 100 mijë euro) në llotari. Kështu raportohet nga BBC.
Ndodhi në një fshat me rreth 6000 banorë në kontenë e Oksfordshire, në jug-lindje të Mbretërisë së Bashkuar. Është vendi ku jetojnë David Adams dhe gruaja e tij Shelley. Të dy, vetëm njëzet e katër orë para se të gjendin kombinimin milioner (4, 10, 13, 24, 53, 56, numri jolly 22), kishin marrë lajmin e trishtë të pushimit të tij nga puna si marangoz industrial për shkak të krizës ekonomike të krijuar nga emergjenca Covid-19.
Edhe Shelley e pat humbur punën një vit më parë. Gruaja ishte diagnostikuar edhe me një sklerozë të shumëfishtë dhe duhej të kishte filluar trajtimet dhe kontrollet me një ritëm të shpejtë, duke lënë punën e saj si asistente komuniteti.
″Ishte një moment vërtet i vështirë, por kemi qëndruar gjithmonë të bashkuar dhe jemi munduar të vazhdonim të buzëqnin, përpara çfarëdo gjëje që jeta mund të nda nxirrte përpara. Asnjëherë, as në ëndrrat tona më të shfrenuara, nuk do ta kishim menduar që do të mund të na biente ne fitorja e llotarisë një milionë stërlina” i tha çifti shtypit britanik.
Përveç zbulimit të sëmundjes së saj dhe humbjes së punës për të dy, vështirësi të tjera i kanë goditur bashkëshortët: në muajin prill Shelley pati humbur kunatën, gruan e vëllait, nga një infarkt. Dy javë më vonë, në gjysmën e parë të majit, pati qenë vëllai i saj që vdiq pas infektimit me Covid-19.
Tani më në fund një buzëqeshje. Duke folur për projektet e ardhshme, fituesi thotë: “Gjithmonë kemi punuar dhe e dimë vlerën e parave. Kjo është një shumë që tejkalon gjithçka që mund të imagjinonim. Ne nuk do të nxitojmë me asnjë vendim dhe do t’i marrim gjërat me qetësi”.