Qenushja, humb këlyshët dhe “birëson” tre mace
Stacee Jones është një grua që jeton në San Pablo, Kaliforni, dhe është pjesë e grupit “Jelly’s Place” që merret me shpëtimin, mbrojtjen dhe gjetjen e një strehe për qen dhe mace të braktisura në zonë. Me kalimin e viteve, ajo ka strehuar përkohësisht në shtëpinë e saj më shumë se 100 kafshë në pritje të një strehe të përhershme për to, por këtë herë ndodhi diçka e veçantë.
Brenda disa ditësh, Stacee iu kërkua të kujdesej për një qenushe të braktisur që kishte humbur këlyshët e saj, si dhe për dhe 3 kotele që kishin mbetur jetime dhe ishin braktisur po ashtu. “Në ato momente më lindi një ide – thotë ajo -. Ndoshta qenushja mund të bëhej nëna e tyre!”. Kështu, së pari, ajo i prezantoi qenushes një nga mackat për të parë reagimin e saj, dhe kur pa që ajo e lëpiu dhe e mirëpriti pranë saj, Stacee i prezantoi edhe dy vëllezërit.
“Qenushja iu afrua të tjerëve dhe i la të pinin qumësht nga ajo. Filloi të sillet si një nënë, duke i ushqyer kotelet për 5 javë”, tregon ajo. Stacee thotë se kurrë nuk ka parë diçka të tillë: “E quajtëm qenushen Keeper dhe felinët Marshmallow, Oreo dhe Cookie – thotë -. Ndodhi një mrekulli e vogël, sepse u takuan kur kishin nevojë për njëri-tjetrin. I përkasin specieve të ndryshme, por dashuria tejkalon çdo pengesë”.
Tashmë Keeper është adoptuar dhe kotelet së shpejti do të jenë gati për adoptim. “Nga të gjitha kafshët që kam pritur, ato janë qeniet që më ngrohin më shumë zemrën”. / gazetatjeter.com