GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Ram Zoti – shqiptarëve: Kur ra tërmeti ju dola për Zot. Nuk ia lashë Zotit

Kryeministri Edi Rama jo vetëm vazhdon talljet e tij të përditshme, por sot ai mbajti edhe një fjalim plot fyerje dhe mllef kundër shqiptarëve. Delirant apo mashtrues? Apo të dyja? Gjatë fjalës së tij në FB, sipas tij, Rama na qenkësh babai i rreptë i shqiptarëve në këto kohë të vështira.

Kështu, në një moment, Rama tha se ai i kishte dalë për zot, duke i ndihmuar shqiptarët edhe kur ra tërmeti.

“Kur ra tërmeti e patë që ju dola për Zot. Nuk ia lashë Zotit asnjë nga detyrat e mia,” tha Rama në delir e sipër.

Por e vërteta flet ndryshe. Kur tërmeti të gjithë shqiptarët, anembanë botës u ngritën në këmbë për të bërë ç’të mundnin në ndihmë të fatkeqëve, por vetëm Rama nuk u pa që t’i dilte për zot atyre.

Të gjithë e kemi parë se si me dhjetëra njerëz u lanë të jetojnë në banesa thuajse të rrënuara edhe pse ishin lajmëruar nga një tërmet në shtator.

Shumë prej tyre humbën jetën.

Operacionit e shpëtimit treguan se shteti shqiptar dhe qeverisja janë të rrënuara.

Shqipëria nuk kishte as edhe një qen shpëtimi.

Pastaj procesi i rindërtimit nuk ka nisur edhe pse kanë kaluar katër muaj.

Mijëra njerëz flenë akoma nëpër çadra.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni