Rama, një Opinion për të ofenduar gazetarët
I keni parasysh ata të fortët e lagjeve që pasi dënden me raki dhe me qofte nxisin një sherr në lokal (kush jet ti? pse më pe?) për të ikur pa paguar? Këtë strategji ka përdorur edhe Edi Rama mbrëmë në “Opinion” për të mos iu përgjigjur pyetjeve për aksionin shumë të diskutueshëm anti KÇK. Ai ka provokuar konflikt personal me gazetarët për të mos ju përgjigjur pyetjeve të tyre. “A je esëll, mos ke thithur gjë” iu drejtua ai Artan Hoxhës duke aluduar se kishte ardhur në emision i droguar, pasi ai i foli për fotot e kryeministrit me kriminelë”. Torrollis opinionin me budallallëqe, qenke tapë topi” e ofendoi Klodiana Lalën pasi kjo i foli për lidhjet e tij historike me krimin. “Ti je xheloz se unë do fitoj prapë dhe të vjen keq për Lulin” i tha Robert Rakipllarit i cili e kapi mat kur e pyeti nominalisht për miqtë e tij të cilët departamenti i shtetit i ka etiketuar si kriminelë. “Unë stë njof fare kush je…po ngri nivelin e bisedës..” iu tha Ervis Iliazajt.
Pra më shumë se gjysmën e atyre dy orë e gjysëm bisedë kryeministri e shpenzoi me gër mërre me ata të cilët ishin aty për ti bërë pyetje. Në vend që të jepte llogari dhe të shpjegonte para publikut të gjitha pikpyetjet që rëndojnë mbi operacionin e paragjykuar, selektiv, të vonuar dhe të dyshuar si njjë manovër të re për të mbajtur krimin nën frerët e rilindjes, Rama zgjodhi të bëjë rolin e atij që i kanë vënë përballë gazetarë të pa aftë me të cilët nuk duhet të bëjë bisedë.
Në fakt kjo alibi është një bllof. Askush nuk e beson se një manjak i sëmurë mediash si ai nuk e njihte një nga gazetarët që kishte përballë. Askush nuk e beson se ai nuk e dinte profilin e Klodiana Lalës. Askush se beson dyshimin se Artan Hoxhën që e ngriti në qiell në 21 janar, sot dyshon vërtet se merr drogë.
Rama e dinte shumë mirë se ku po shkonte. Ai prej kohësh i zgjedh gazetarët me të cilët përballet në studio. Ai e bojkotoi për dy vite me radhë emisionin e Ylli Rakipit, pasi ky i fundit i nxorri me fakte skandalet e vjedhjeve galopante. Ai ka mbu dy dekada që nuk guxon ti dalë përballë një prej kritikëve të tij Fatos Lubonjës. Pra ai ka monololin e debatit që do të zhvillojë.
Prandaj strategjia se dje u gjend papritur ndaj bashkëbiseduesve, injorantë, të papërgatitur, të politizuar apo të panjohur është një bllof që se beson askush. Rama shkoi i ndërgjegjshëm në “Opinion” për të provokuar zhurmën që prodhoi me të vetmin qëllim që të mbyste të vërtetën. Ata të vërtetë të frikshme që nuk e mbulon dot as me zyzet e asaj bjondinës së OFL dhe as me shoun e aksioneve sa për sy e faqe” lidhjen e tij të hershme me krimin.
Sherret që kryeministi provokoi në “Opinion”
1-“Jeni esëll apo keni pirë gjë”?
Drejtuesi i emisionit Opinion e pyeti drejtpërdrejt kryeministrin për lirimin e Lulzim Berishës, i cili është në listën e OFL-së, teksa ky i fundit u lira me anë të një letre nga ish kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
“Është një letër ordinere që jepen me qindra e qindra kur ia kërkon shërbimi i provës. Kryetari i bashkisë mund të jap edhe një letër që ku thotë është hero. Këtu çështja është çfarë bën gjykata, çfarë bën prokuroria. Nuk kemi patur aleatë kundër krimbnin, por aleatë me krimin dhe kundër policisë”, tha Rama.
Edi Rama – Unë flas me fakte
Artan Hoxha – Po fakt është ajo
Edi Rama – Keni marrë ndonjë gjë sot apo jeni esëll
Artan Hoxha – Unë jam nga krahu tjetër
Klodiana Lala – Kryeministri ka ardhur…
Edi Rama – Po pusho moj pusho
(Edi Rama – Shshshshshshshshshshshshshhhhhh…..)
Klodiana Lala – Kryeministri ka ardhur për të folur për këta personazhet e botës së krimit këtu, të cilët pjesa më e madhe e tyre janë liruar në kohën që zoti Rama vazhdon të jetë në pushtet. Lulzim Berisha është liruar me betimin e një prej anëtarëve të kryesisë të partisë socialiste.
Edi Rama – Po si stë vjen turp moj zonjë kam ardhur këtu të jap përgjigje jot ë dëgjoj broçkullat e tua
Klodiana Lala – Unë po të them fakte, ma kundërshto që nuk është liruar me bekimin e Vangjush Dakos dhe unë do të kërkoj falje publike
Edi Rama – Zonjë nuk kam ardhur të kundërshtoj ty, nuk kam ardhur të kundërshtoj ty, nuk kam ardhur të kërkoj falje ty, nuk kam ardhur të bëj debat me ty, kam ardhur të flas me publikun. Ju vini ktu dhe torolisni opinionin publik me budallallëqe
2-“Ti ke zili fitoret e PS”
Kryeministri Edi Rama edhe njëherë ka mbrojtur ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Ai është pyetur drejpërdrejt nga Robert Rakipllari të cilit i ka thënë se është ziliqar për fitoret e PS dh do të duhet të durojë edhe një fitore tjetër
Fillimisht Rama ka refuzuar të përgjigjet duke thënë “Me këto do merremi ne??? Kemi ardhur për OFL-në tani”.
Pas insistimit të gazetarit Robert Rakipllari, kryeministri nisi të përgjigjej… Rama tha se Dakon e kishte mik dhe se nuk e përcakton Departamenti Amerikan i Shtetit se kë do të kishte mik.
Robert Rakipllari: Të të them një fakt…departamenti i shtetit sekretari i Departamentit të Shtetit ka nxjerrë dy emra nga Partia Socialiste, Vangjush Dako kryetar i Bashkisë së Durrësit është i përfshirë në korrupsion të madh ….
Edi Rama: Ish nuk është më…
Robert Rakipllari: Eshtë kryetar bashkie ai aty ishte në krahun tënd ai e pashë në krahun tënd kur shkove për tërmetin… Departamenti i Shtetit thotë ky zotëri është i përfshirë në korrupsion të madh, i ndalohet hyrja këtij zotërie dhe familjarëve të tij përjetësisht në SHBA ti e merr në krahë. Tom Doshi je i përfshirë në korrupsion të madh ti shkove bërë fushatën me të për Valdrin Pjetrin me një person tjetër përsëri që ra nga dekriminalizimi tani çfarë qëndrimi ke ti ndaj tyre, qëndrim etik , moral
Edi Rama: Vangjush Dako ka qenë është dhe do të jetë miku im që të jesh i qartë ti …nuk ma përcakton departamentit i shtetit mua kë kam mik e kë jo .Mua më përcakton morali im dhe bindja ime …edhe në burg të shkojë nesër do të jetë miku im, por me Vangjush Dakon ama nuk kam bërë kurrë …kurrë as më ka kërkuar as i kam kërkuar as kemi bashkëpunuar as kemi kukuar bashkëpunim të tjerëve, asnjë shkelje të ligjit të republikës të Shqipërisë asnjë….
3-”Kush je nuk të njoh?”
Ervis Iliazaj – Me iniciativat e qeverisë barra e provës është e të akuzuarit jo e të të akuzuarve. Prandaj duhet edhe ta provoj zoti kryeministër. Kështu është se këtë filozofi po ndiqni
Edi Rama – Dëgjo këtu se dhe s’të njoh fare se kush je
Ervis Iliazaj – Unë skam ardhur për ty po kam ardhur se më ka ftuar Fevziu
Edi Rama – Kisha shpresë se do ishe ndonjë i mënçur. Barra e provës i kalon të akuzuarit kur bëhet fjalë për mafioz, për terrorist
Ervis Iliazaj – Është bërë si filozofi qeverisëse
Edi Rama – Ku i gjen këta mo? Ku i gjen këta mo. Do e ngresh nivelin ti apo jo?
Ervis Iliazaj – Nivelin tim nuk e certifikon dot ti
Edi Rama – Cila filozofi qeverisëse
Ervis Iliazaj – Nivelin tim nuk e certifikon ti se ma kanë certifikuar profesorë me mjekër derti te gjuri, madje më të gjatë edhe se tënden.