GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Rashford fiton betejën për fëmijët e varfër: Miratohet Covid Summer Food Fund

Marcus Rashford ka shënuar golin më të bukur të karrierës së tij të re. Sulmuesi i Manchester United i kishte dërguar një letër të bukur qeverisë britanike, duke kërkuar restaurimin e kuponave të vaktit shkollor për shumë fëmijë të varfër në Mbretërinë e Bashkuar. Një situatë e tmerrshme, e bërë edhe më serioze nga mbyllja e shkollave dhe nga pamundësia, pra, për të mundësuar ushqimin e shumë gojëve. Por, mbrëmë, kryeministri Boris Johnson e kishte mohuar këtë mundësi, mirëpo lojtari vazhdoi fushatën e tij të ndërgjegjësimit, duke mbledhur shumë aprovime.

Dhe në fund, Parlamenti u dorëzua: gjatë pushimeve verore, do t’u jepen vaktet shkollore falas për rreth 1.3 milion fëmijë. Këto janë kuponë prej 15 stërlinash në javë, që do të përfshihen në programin e quajtur Covid Summer Food Fund. Zëdhënësi i kryeministrit Johnson tha se i kuptonte nevojat e fëmijëve dhe të prindërve, të cilët u gjendën përballë një situate të paparë gjatë pandemisë. Zëdhënësi shtoi se Johnson e ka pranuar kontributin e Rashford në debatin mbi varfërinë. Një kënaqësi e madhe kjo për futbollistin anglez, i cili ka shkruar në rrjetet sociale: “Nuk di se çfarë të them. Shikoni çfarë mund të bëjmë kur bashkohemi, kjo është Anglia në vitin 2020”.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More