GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Revolta e gjeneralëve

Dardan MITROVICA – Ish-shefi i Pentagonit, James Mattis ‘udhëheq’ kryengritjen e gjeneralëve kundër Presidentit Donald Trump

Për udhëheqësit ushtarakë, tradicionalisht të paanësuar dhe në thelb republikanë, tycoon ka kapërcyer vijën e kuqe duke kërcënuar të përdorë forcat e armatosura kundër protestuesve që protestojnë për vdekjen e afroamerikanit George Floyd, të vrarë nga policia në Minneapolis.

Trump nuk u mjaftua vetëm duke bërë thirrje për Insurrection Act, një ligj i nënshkruar në 1807 nga Thomas Jefferson i cili i atribuon Presidentit të Shteteve të Bashkuara – në raste të jashtëzakonshme – fuqinë për të përdorur ushtrinë për detyra policore.

Ndërsa kryekomandanti në Kopshtin e Trëndafilave shpallte dekretin, policia gjuante me gaz lotsjellës dhe plumba gome drejt protestuesve përpara Shtëpisë së Bardhë, për të shpërndarë turmën dhe për të lejuar presidentin të ecë në këmbë i pashqetësuar në kishën episkopale aty pranë, të St. John dhe pozojë me Biblën në dorë.

Mallkimi i Mattis: Trump kërkon të ndajë Amerikën

Nëse ministri amerikan i mbrojtjes Mark Esper, ish oficer i ushtrisë, u distancua menjëherë, ajo e Mattis ishte një mallkim.

Trump “dëshiron të përçajë SHBA”, gjëmoi në një editorial në Atlantic, ” jemi dëshmitarë të pasojave të kësaj përpjekje të qëllimshme, tre vjet pa leadership të pjekur. Mund të jemi të bashkuar pa të, duke i bërë thirrje forcës së brendshme të shoqërisë sonë civile”.

“Militarizimi i përgjigjes sonë siç e pamë në Dc – sulmoi Mattis – krijon një konflikt, një konflikt të rremë, midis forcave të armatosura dhe shoqërisë civile”.

Kundër Trump ka dalë gjithashtu edhe ish-gjenerali John Kelly, ish-shefi i tij i kabinetit dhe ish-ministri për sigurinë kombëtare, dhe John Allen, ish komandanti i forcave amerikane në Afganistan.

Polemika mbi Biblën

“Nuk i mjaftoi që të privonte demonstruesit paqësorë nga të drejtat e tyre të përcaktuara në Amendamenti i Parë – vërejti Allen – me atë foto ai u përpoq të legjitimonte atë gjest me veshje fetare”. Ndër të tjerë, edhe Mike Mullen, ish-shef i shtabit të përgjithshëm të, është rreshtuar kundër Trump, duke paralajmëruar se ai minon vlerat e Amerikës.

Mattis, Kelly dhe Gjeneral Herbert Raymond McMaster, i emëruar Këshilltar i Sigurisë Kombëtare pas dorëheqjes rrufeje të një tjetër gjenerali, Michael Flynn (i tronditur nga Rusiagate), kanë qenë konsideruar si “njerëzit e fortë” të presidentit.

“I trajnojmë burrat tanë që të bëhen makina lufte”, deklaronte Trump përmes Twitter në tetor 2019. mund të ishte ishte ky imazh i ushtarakut version ‘Rambo’, thotë Peter Bergen në librin e tij “Trump dhe gjeneralët e tij: çmimi i kaosit”, që e shtyn shefin e Shtëpisë së Bardhë të rrethohej me gjeneralët në përurimin e tij.

Nuk e kishte marrë parasysh rezistencën e tyre për përdorimin e lehtë të forcës (le të vetëm kundër demonstruesve) ose për tërheqjen e trupave amerikane nga zonat ende të nxehta, për të mos përmendur mbështetjen për NATO-n. Në fund të vitit 2018, McMaster, Kelly dhe Mattis ishin të gjithë në shtëpi. Ajo që shkundet tani është kolltuku i Esper.

Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More