GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Rihanna, pas ndarjes me Hassan Jameel flirton me Asap Rocky?

Këngëtarja dhe sipërmarrësi arab, të lidhur që nga vera e vitit 2017, janë ndarë. Por nuk ka kohë për të derdhur lot (tashmë). Të premten në mbrëmje, Riri është paparacuar së bashku me reperin afroamerikan, me të cilin thuhet se ka pasur një flërt edhe në 2013

Rihanna është rikthyer beqare dhe asnjë dasmë, asnjë ëndërr e atyre të dëshiruara dhe të aq shumëpërfolura gjatë muajve të kaluar, nuk ka mundur të kurorëzojë dashurinë e saj me sipërmarrësin arab Hassan Jameel. Tre vjet pas takimit të tyre të parë, ata janë ndarë. Ose kështu, të paktën, na shkruar Us Weekly, ndonëse një lajm i tillë ende nuk ka gjetur asnjë konfirmim nga palët e interesuara. Këngëtarja nuk ka dashur të bëjë asnjë deklarim zyrtar dhe Jameel është kujdesur shumë për të mos hyrë në arsyet e ndarjes së pretenduar.

Por çifti, sipas asaj që rrjedh nga një burim anonim, kishte marrë rrugën e ndarjes që disa muaj më parë. Dhe prova qëndron në flirtin e ri të Rihannës.

Tridhjetenjë vjeçarja, të premten në mbrëmje, është fotografuar bashkë me Asap Rocky. Dhe është shfaqur plot buzëqeshje, në backstage-n e Yams Day Benefit, një ngjarje bamirësie, duke folur me reperin. Shtypi amerikan ka parë në pamjet e të dyve konfirmimin e një çifti të ri. Sërish, pasi marrëdhënia midis Rihanna-s dhe Asap Rocky nuk është kaq e shkurtër. Të dyve iu atribuohet një histori e mëparshme dashurie në 2013, kur janë kapur duke u puthur teksa regjistruan videon e Fashion Killa.

Më pas, nga ajo ndjenjë, nuk doli asgjë dhe Rihanna u hodh me trup e shpirt nëpër labirinthet e jetës së saj të trazuar dashurore. Fillimisht me Drake, me të cilin kishte pas qenë e lidhur edhe më parë dhe sërisht do të jetë. Më pas, një flirt i dyshuar me Leonardo DiCaprion dhe, më në fund, në verën e vitit 2017, takimi me Hassan Jameel, i cili dukej i destinuar për t’i dhënë asaj qetësinë që, nga Chris Broën e tutje, duket se i është mohuar.

Materiali është përgatitur nga stafi i GT

You might also like