GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Ringo Starr mbush 80 vjeç: “Më uroni duke menduar Peace and Love”

Beatles nuk do të ishin Beatles pa të

Sir Richard Starkey, për të gjithë Ringo Starr, mbushi 80 vjeç. Bateristi më i famshëm në botë feston me një show. Në kanalin e tij në Youtube do të jetë online një koncert bamirësie që ka filluar nga dy e mëngjes më 7 dhe 8 korrik me performanca shtëpiake dhe pamjet live nga Paul McCartney, Sheryl Crow, Garu Clark jr., Sheila E, Ben Harper, Steve Ai, Earle, Peter Frampton dhe të tjerët, ku janë të ftuar të gjithë fansat, të cilët, për t’i uruar ditëlindjen, mund t’i shkruajnë në, “mendoni ose postoni #peaceandlove”.

Beatles nuk do të kishin qenë Beatles me një baterist tjetër. Më 1962, kur John Lennon, Paul McCartney dhe George Harrison e thirrën në grup, ai ishte më i miri i skenës së Liverpool-it, një famë e fituar së pari në skenën e “skiffle” dhe më pas me Rory and the Hurricanes.

Muzikanti i lindur nga Liverpool e zbuloi pasionin e tij për muzikën në moshën 13 vjeçare, kur ishte në spital për t’u kuruar nga tuberkulozi. “Mësuesi i muzikës erdhi për të na mbajtur të zënë. Ne të gjithë ishim në shtrat me tuberkuloz. Më dha një tambur. Dhe që nga ai moment doja vetëm të bëhesha baterist. Që atëherë, jam akoma dhe tani”. Shumë shpejt filloi të dëgjojë muzikë dhe të zhvilljë një dashuri për zhanrin Country. Por ishte infatuaksioni i tij për Bluesin që e shtyu të bënte kërkesë për imigrim në Shtetet e Bashkuara për t’u transferuar në Houston, Teksas. “Doja të isha në të njëjtin vend me Lightnin Hopkins, muzikantin tim të preferuar Blues të të gjitha kohërave”, shpjegon Starr që ndërkohë shkoi në Londër për të paraqitur dokumentet në ambasadën amerikane. “Patëm madje edhe një listë të fabrikave ku mund të aplikonim për një vend pune. Por na dhanë aq shumë dokumente dhe fletë për t’i plotësuar saqë i grisëm”.

Pas rikthimit në Liverpool, bateristi 19-vjeçar u rekrutua nga Rory Storm dhe nga Hurricanes përpara se të zëvendësonte bateristin e Beatles Pete Best në 1962 dhe të bëhej anëtari i katërt i grupit së bashku me John Lennon, Paul McCartney dhe George Harrison. Beatles shpejt u katapultuan në kulmin e ndikimit dhe famës botërore. “Në fillim, donim të bënim muzikë, gjë të cilën e bëmë – thotë Starr – por ne u bëmë aq të famshëm sa çmimi për të paguar ishte që nuk mund të shkonim dot as në restorant. Por tani ajo ka rënë. Mund të shkojmë kudo që të duam. Dhe falë pandemisë kemi të gjitha maska, kështu që nuk na njohin”, qesh ai.

Ringo ka shpikur një mënyrë të luajturi me instrumentin: një majtosh që luan me të djathtën dhe kjo e bën stilin e tij unik. Më shumë sesa teknikë, ka menduar gjithmonë për muzikalitetin, për një ide melodike të baterive. Disa nga shpikjet e tij ritmike, tip “Come Together”, “Rain”, “A Day in a Life” janë klasike.

Kënaqësi ka pasur shumë: ka pasur shumë këngë të tija të regjistruara me Beatles, ai është zëri i “With a Little Help From My Friends”, “Octopus Garden”, edhe si solist ka pasur sukses të madh. Ringo sot sjell në mënyrë të qetë legjendën e tij me “All Starr Band”, një formacion i përbërë nga disa nga më të famshmit session men të planetit, në emër të Paqes dhe Dashurisë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni