Rob KORE – Trump Supporters
Kur Trump tha para 3 vjetësh që Obama ka përgjuar fushatën e tij, të gjithë e quajtën Trumpin idjot, të çmendur etj.
Shumë kundërshtarë të Trump nuk pushonin në CNN duke thënë që “deep state” është një fantazi e Trump dhe ata që i besojnë këto “përralla” janë të çmendur.
Tashmë dokumentat janë deklasifikuar bashkë me emrat e të gjithë atyrë që janë implikuar në këtë puç.
Ai që ka urdhëruar për përgjimin e fushatës së Trump është vetë Obama.
Natyrisht kush do ishte tjetër, kur emrat e tjerë janë drejtori i CIA-s dhe drejtori i FBI-së, si dhe zv/presidenti Biden.
Këta emra vetëm Obama mund t’i drejtonte, sepse vareshin direkt prej tij.
Kjo përben një nga skandalet më të mëdha në historinë politike të Amerikës.
Për një veprim shumë më të lehtë se kaq Nixon dha dorëheqjen, i detyruar nga kongresi i asaj kohe.
Si do mund të vazhdojë konkurimin Biden kur ai ka bërë diçka shumë më të rëndë se Nixon?
I gjithë investigimi i Moeller ishte nje puç i drejtuar dhe organizuar nga Obama/Biden në bashkëpunim me CIA , FBI si dhe me disa shërbime të tjera inteligjente të huaja.
A bëhet e qartë tani pse demokratët kanë 3 vjet që nuk bëjnë asnjë lloj opozite, por vetëm kërkojnë “impeachment” të Trump?
A është e qartë tani pse demokratët kanë 3 vjet që s’pushojnë së bërtituri se Trump është Hitler, kur në fakt Trump po kërkon të tërhiqet nga luftërat?
A kuptohet tani pse e-mail i kapur i Hillarit drejtuar Donna Brazile thoshte:
Hiqeni atë fucking idjot, se ai do na vari nga hunda të gjithëve?
A kuptohet qartë tani e-mail tjetër i Hillarit drejtuar Podestës ku thoshte:
Hiqeni se po shkova unë poshtë do marr me vete edhe 100 të tjerë senatorë, kongresmenë, njerëz të drejtësisë nga të dy krahët e politikës?
A kuptohet tani pse Obama bënte fushatë dhe ka folur publikisht disa herë kundër Trump, kur në Amerike ka një ligj të pashkruar që ish presidenti nuk kritikon kurrë presidentin në detyrë?
A kuptohet tani pse CNN, MSNBC etj Masmedia te medha amerikane s’kane pushuar propaganden anti-Trump dhe propaganden anti-Fox News.
Sa për kulturë të gjithë ata që akuzojnë Fox News për tv të propagandës duhet ta dinë se jo më kot Fox News ka 15 vjet rresht që është në krye të renditjes përsa i përket shikueshmërisë.
Sidomos në prime time Fox News ka më shumë ndjekës se CNN dhe MSNBC të marra së bashku.
A kuptohet tani pse Trump ishte kaq i keq për gjithë ish administratën Obama?
Po CoronaV është rastësi apo u hodh nga kinezët në një vit elektoral në US?
Po Obama pse takohej me presidentin Xi, kur ai nuk ishte më president, pra kur ai ishte një qytetar i thjeshtë?
Cili president tjetër e ka bërë këtë?
Bush u largua menjëherë në jetën e tij private, ashtu si shumë të tjerë.
Si ka mundësi që pandemia me shifrat më të ulta ndër të gjitha pandemitë e 1000 viteve të fundit të paralizojë gjithë jetën ekonomike- shoqërore të botës?
Edhe kjo pyetje do marrë përgjigje shpejt besoj, sepse po investigohen edhe kartelat e vdekjeve të shumë njerëzve.
Jo më kot dolën plot dëshmitarë dhe thanë që të gjitha vdekjet për arësye të tjera po i faturohen Covid19.
Shumë njerëz që në fillim u trembën për vdekje, e kanë kuptuar tashmë se virusi ishte i qëllimshëm.
Edhe ata që janë akoma në gjendje frike do ta kuptojnë që kemi të bëjmë me një histori të stisur nga Kina, OBSH dhe deep state.
Sidoqoftë ustallarët e skandaleve nuk do pushojnë deri në 3 nëntor duke vazhduar të shfrytëzojnë frikën duke na thënë që virusi do vijë prapë në shtator apo që viruse të tjera më të rënda do shfaqen së shpejti.
Por më e rëndësishmja është që maskat dhe distancimin do vazhdojnë ta kërkojnë deri në 3 nëntor.
Ka aresye pse e kërkojne distancimin.
Të pengojnë hapjen e stadiumeve për të mos lejuar Trump rally.
Të pengohet fushata e Trump me çdo kusht.
Rizgjedhja e Trump është fundi tyre.